Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari gjatë predikimit këtë të premte ka kundërshtuar kërkesën e komunitetit LGBT për të zëvendësuar fjalën nënë dhe babë në kodin e familjes me fjalët Prindi 1 dhe Prindi 2. Në deklaratën e tij Myftiu i Shkodrës thotë se kjo kërkesë është e papranueshme pasi shkatërrohet baza e familjes shqiptare.
Ai thotë se në vend se të diskutojmë për problemet e familjes, diskutojmë për t'i kthyer prindërit në numra. Një thirrje ka pasur edhe për parlamentin shqiptar, ku myftiu iu kërkon që mos t'i bëjnë këto ndryshime në Kodin e Familjes.
“Të hedhim sytë tek shoqëria e jonë dhe të ndalemi tek tendenca e çuditshme dhe paradoksale për të prekur dhe rrënjët e tabanit, thelbin e shoqërisë njerëzore, familjen dhe kodin e saj. Në fakt nuk është një bidat e ri, sepse është nëj risi që po i kalon koha, sepse ne për vite po dëgjojmë për tendencën e papranueshme për ë prekur thelbin e familjes për të shkatërruar familjen, për të shkatërruar familjen dhe për ta kthyer të riun shqiptar si një individ i dobët pa imunitet, pa aftësi për të rezistuar përballë jetës, pa modele, pa nënë, pa babë, pa besim, pa fe, pa moral, fillikat i zhveshur nga çdo virtyt e nga çdo e mirë. Ky është një bidat i kahershëm dhe po rikthehet përsëri në shoqërinë shqiptare.
E habitshme! Pse? Në vend që ne sot të flasim për problemet e familjes dhe nxitjen që duhet të kenë institucionet e vendit për të forcuar e familjen, për të forcuar pozitën e nënës dhe babës, këtu duhet me u përpjek, pa të lodhim kokën për t’i kthyer përgjigje njërit dhe tjetrit për mbrojtjen e Kodit të Familjes Allah Allah! Kjo është e çuditshme! Kjo nuk është normale! Kjo ndonjëherë të duket sikur je në ëndërr dhe thua kur do zgjohem se u kthye në makth. Të diskutohet në parlamentin tonë, mbledhje pa fund për të ndryshuar Kodin e Familjes, Allah Allah!
Ç’a ka ba vaki? Kaq poshtë kemi ra, kaq poshtë kemi rrëshqit? A nuk na dolën boll 23-vite poshtërim për tu larguar nga rruga e zotit, për tu rikthyer pas 3 dekadash për të thyer qafën në kanalet e reja të dekadencës njerëzore me të cilin përballet realiteti shqiptar sot. Është paradoks i madh dhe një gabim i frikshëm i disave që kanë pranuar shitjen e dinjitetit dhe besimin për të arritur ndryshimin e Kodit të Familjes, për të pranuar atë që nuk duhet të pranohet. Për të kthyer nënën dhe babën në numra. A kthehet nëna dhe baba në numra? A quhet nëna prindi 1? A quhet baba prindi 2? A prishet familja për të trupëzuar agjendat e shejtanit të mallkuar?.
Jam i bindur që deputetët e parlamentit të Shqipërisë, qofshin të pozitës apo të opozitës, janë zonja dhe zotërinj të nderuar, janë bijë baballarësh dhe nënash të nderuara që që do ta kenë kurajën për të mos kapërcyer mbi tabanin tonë kombëtar, që do ta kenë kurajën për të dëshmuar përpara shqiptarëve që i kanë votuar por edhe përpara atyre që presin me vëmendje sesi do votojë parlamenti shqiptar, do ta kenë kurajën e tyre qytetare morale dhe kombëtare për të dëshmuar që janë njerëz me vlerë, përndryshe do të na duhet që t'i këndojmë nga një fatia çdo shpirti të humbur dhe çdo dinjiteti të nëpërkëmbur, çdo besimi të lëkundur... ” tha Myftiu.
Këto deklarata myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari i bëri këtë të premte që është e para në kuadër të 16 nëntorit 1990 që përkon me rihapjen e xhamisë së plumbit në Shkodër dhe rikthimin e lirisë së besimit për komunitetin mysliman shqiptar si një ditë historike për vendin.
Ke shume te drejte o myfti...
PërgjigjuKam punuar në Itali si kamerier dhe ishte një grumbullim I familjeve LGBT që këtu quhen familje Arcobaleno. Femij krejtësisht normal të rritur me dashuri siç gjithë fëmijët e tjerë. Kuptimi I prindit 1 dhe 2 është thjesht që të dy prindërit që I rrisin fëmijët të ken të drejta por edhe detyrime ndaj fëmijës. Nuk mund të kthehena edhe një herë me 4 gra per burrë, fëmijët jetim ka plot në Shqipëri e jetojn në kushte skandaloze.,ku e merr nqs adoptohen nga çifte që nuk mund të ken fëmijë si etero seksual si omosekusal
PërgjigjuBim bim bim bum bum bum sum sum sum Te semuret psiqik qe duan shkaterrimin e familjes me ne krye Sorren jane fuqizuar dhe mendojne se duke shkaterruar moralin nderin dinjitetin do fitojne Jo jo jo bim bum sum te gjithe bashkepunetoret qe punojne kunder atdheut nje dite do trillen sic i trolli dulla Xheni pinderi jane trellur si ne mendje dhe ne sum Ne populli jo i trellur qe kerkojme sistemin familje care kusuri i kemi ketyre Te lire jane te lidhen me pranga e te rihen me rrip te hane mut e te pine shure sa te lodhen Care kerkojne nga ne qe dashurojme e hame buke e pime uje e vere Te lene rehat se dhe ne kohen e dulles nuk e mendonte njeri qe do groposej ne Dajte Urrejtja qe po shkaktojne ne popull do vi nje moment llahtar Familjet tona e dine se cfare krimi po shkakton LGBT’ dhe psiqiket e shoqerise se hapur Po kryhet krim kunder njerezimit me axhendat per shfarosjen e familjes Te gjitha te keqiat e ketij shekulli jane axhenda per perzjerjen e rraces Europiane dhe jepi fuqi te semureve psiqiko perversa LGBTQ’s dhe care ndodh shkaterrim pa kthim Do zoti shpetojme edhe kete here nga kjo lufte e trete dhe tradhetaret e dine vete mutin dhe shuren 24/7