Teksa u ndal tek deklarata e Sali Berishës drejtuar kryeministrit Edi Rama që të lejoj qeverinë teknike, Ilir Alimehmeti në emisionin 'Repolitix', në Report Tv mbrëmjen e sotme, tha se nga ana e Berishës është bërë propozimi, tashmë mbetet për tu parë nëse do të pranohet nga PS.
Për Faik Bashën nga Partia e Lirisë, qeveria teknike është e nevojshme.
Ndërsa, juristi Rezart Kthupi u shpreh se nga qeveria teknike do të fitojë vetëm kryeministri Edi Rama.
Ilir Alimehmeti: Është e mundur, por duhet vullnet dhe ky duhet të jetë i lidërve të PS dhe PD. Berisha ka vullnetin por ka edhe dorëzën. Ka sfiduar, pastaj a pranohet ta shohim. Unë them se zarat janë hedhur, sfida është hedhur? PS s’po ka guxim që të vijë në debat. Unë shoh një munges guximi, këtë dhe shumë cështje të tjera dhe ajo qeveri teknike ka shance për të pasur vullnet. Këtë e vendosin dy persona’, tha ai. .
Rezart Kthupi: Nga qeveria teknike fiton vetëm Rama.
Faik Bashën: Ne kemi një damkë të keqe. Ka shumë problematika në këtë vend, thuhet se ka narkoshtet dhe një qeveri teknike është e nevojshme për ti dhënë një hap përpara. Me Ramën ne kemi bërë hapa pas.
Lajmi kryesor:
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për gjykim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
S.B//ReportTv.al