Kërkesa e PD-së për qeveri teknike, PS kundër: Gjërat janë të qarta, kemi fituar me epërsi votash! Gazetari: S’i zgjidh problemet e opozitës, por opozita të dëgjohet

6 Shtator, 18:32| Përditesimi: 6 Shtator, 20:03

  • Share

Partia Socialiste nuk shikon të nevojshme krijimin e një qeveri teknike para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Romina Kuko, Sekretare e Marrëdhëniet me Jashtë në PS, tha në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, se kjo është thjeshtë retorikë e opozitës për të krijuar një alibi se zgjedhjet nuk fitohen me Edi Ramën. Për gazetarin Arbër Hitaj, Kuko tha se gjërat janë të qarta dhe se PS ka fituar me epërsi të madhe votash.

‘Këtu janë të gjitha gjërat e qarta. PS e ka fituar me një epërsi të madh votash këtë mandat që ka tani. Pyetja është se çfarë do të zgjidhë qeveria teknike ka dhe një mospërputhje, nëse problemi ta zëmë është në themel... nuk besoj se në një kohë të shkurtër do të zgjidhet problemi. Kështu nuk e di mu duk si fjalim i 1994 pa asnjë lloj ndryshimi në ton dhe mentalitet. Sa nga brezi i ri e kuptojnë kur dëgjojnë këtë lloj retorike. Kjo është një alibi se zgjedhjet nuk fitohen me proces të rregullt, e se me Ramën nuk mbahen zgjedhje.’- tha Kuko.

Nga ana tjetër Qamil Xhani, kryeredaktor i Euronews, tha se qeveria teknike nuk e zgjidh problemin e opozitës, por PS duhet ta dëgjoj dhe pse jo mund t’ja mundësojë këtë kërkesë.

‘Nuk mendoj se qeveria teknike e zgjidh problemin që ka opozita. Po më shqetëson qëndrimi i prerë i PS. Pse mos të bëhet siç bëhet edhe në Maqedoninë e Veriut. I heq edhe atë akuzë që është i fabrifikuar në çdo administratë. Mendoj në parim, pasi vetë nuk më duket zgjidhje. Kur kundërshtari i kërkon pse mos ta provojë.’- tha Xhani.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tefik: 07/09/2024 11:58

    Po e bene njehere qeveri teknike dhe e hengren sa krahu.Jane sebepe te Sales

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/09/2024 20:09

    Po me njē vrim i bi Sali hajdut kriminel Bajga. Çeveri Teknike qē tē kapi ndonjē llokēm e ta shqyej Shqiprin siç e ka shqyer deri tani. Nēqoftēse Edi Rama e bēn ktē gabim trashanik e bēn çevwri teknike bēn njē gaf tē pa Falshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?