I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani

Kërkesa e SPAK, cilat janë dy vrasjet me 4 viktima që iu bashkuan dosjes së ‘Plumbit të Artë’

17 Tetor 2023, 11:51| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 11:52

  • Share

Prokuroria e Posaçme e cila ka dërguar për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”, kërkoi këtë të martë në Gjykatë që të bashkohet me dosjen e plumbit të artë edhe çështja penale e dy vrasjeve me 4 viktima të ndodhura në mars dhe në prill të 2020 ne Durrës.

Nga grupi i Talo Celës dhe Nuredin Dumanit u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në mars dhe Në prill u vranë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka bashkuar dy çështjet.

Kërkesa e prokurorisë u bë duke qenë se janë të njëjtët persona të përfshirë.

Kush ishin personat që kryen vrasjet u zbardhën fillimisht nga dëshmia e Klevis Allës dhe më pas nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani u përcaktua gjithë dinamika e ngjarjeve dhe motivi.

Alla implikoi në dy vrasjet 5 persona por më pas ai i ka ndryshuar disa herë dëshmitë, duke e bërë kontradiktor. Tashmë edhe këto dy vrasje do të gjykohen së bashku me operacionin "Plumbi i Artë".

Seanca paraprake për "Plumbi i Artë" dështoi sërish për faktin se nuk ishin të pranishëm të gjithë avokatët.

në përditësim... 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?