Një nga përfaqësueset e PS në Këshillin e Mandateve, deputetja Klotilda Bushka ndërsa ka dhënë votën pro që kërkesa e Prokurorisë së Posaçme t’i kalojë Parlamentit për heqjen e mandatit Sali Berishës, ka argumentuar qëndrimin e saj.
“Në aspektin politik të gjithë ata që mbështesin organin e drejtësisë janë pro mbështetjes së kërkesave të tilla. Duhet të fillojmë atë që duhet të kthehet në normë, sundimi i së drejtës dhe shteti i së drejtës. Ana proceduriale është ai korpus që e bën të jetë i vlefshëm në përputhje me kushtetutën.
Në rastin konkret jemi vënë në lëvizje pas kërkesës së SPAK, ka patur një masë i vendosur me vendim gjykatash për deputetin Berisha që sipas SPAK nuk është respektuar dhe për nevoja të sigurimit, kërkohet të shqyrtohet nga vetë organi i akuzës marrja e një mase më të rëndë. Më pas është vetë SPAK që vlerëson masën. Po i përgjigjemi një kërkesë të organit të akuzës. Për këtë SPAK ka sjellë edhe disa prova, nga ku rezulton se z. Berisha nuk është paraqitur sikundër urdhërohet nga GJykata. Është detyrë e Kuvendit, dhe duhet të shohim a e kemi kërkesë të bazuar në prova? Në rastin konkret jemi para zëvendësimit të një mase sigurimi personal, faktet janë në dy vendime të gjykatës dhe mbi to kuvendi nuk mund të shprehet. Vendimi i gjykatës nuk interpretohet.
A është bërë kërkesa nën ndikem politike? Nga debati nuk rezulton që prokuroria të ndihet e kërcënuar apo nën presion apo në veprime arbitrare. Nuk ka ndikime të padrejta. Jemi para këtyre kushteve dhe bie dakord me Felaj, veprojmë në kuadër të kushtetushmërisë duhet të mbizotërojë ajo që ligji është i barabartë për të gjithë. Askush nuk mund të sfidojë drejtësinë” u shpreh ajo.
Lajmi kryesor:
Këshilli i Mandateve i hap rrugën SPAK për arrestimin e Sali Berishës! Alibeaj bashkon votën me 5 deputetët e PS! Të enjten votimi në Kuvend
B.K/ReportTv.al