Bota

Kërkesa e Trump për të gjetur vota në Georgia, presidenti amerikan mund të përballet me hetim penal

5 Janar 2021, 09:57| Përditesimi: 5 Janar 2021, 12:58

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump theu ligjin zgjedhor pas bërjes publike të një telefonate në të cilën ai ushtroi presion ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve për të "gjetur" votat e mjaftueshme për të që të mposhte Joe Biden,  të cilat ai humbi në nëntor 2020.

Në regjistrimin i cili u bë fillimisht publik nga Washington Post dhe më pas nga të gjitha mediat ndërkombëtare Trump paralajmëron Sekretarin e Shtetit, Brad Raffensperger, se ai mund të ishte penalisht përgjegjës nëse nuk mbështeste pretendimet se mijëra fletëvotime ishin shkatërruar.

Senatori Dick Durbin nga Illinois tha se sjellja e Trump " nuk meriton asgjë më pak sesa një hetim penal ".

Në një tubim në Georgia përpara një balotazhi zëvendës presidentja e zgjedhur SHBA Kamala Harris tha se veprimet e Trump ishin "një abuzim i pushtetit".

Ndërkohë, Raffensperger zbuloi se biseda ishte regjistruar dhe se zyra e tij ose Shtëpia e Bardhë ishte përgjegjëse për zbulimin e saj.

Regjistrimi shkaktoi valë shoku në të dyja palët dhe presidenti  mund të përballet me akuza të cilat mund të çojnë në një burg maksimal pesë vjet.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?