Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Ngjela në ‘Pa Protokoll’: I pafajshmi nuk arratiset! Ish-kryeprokurorja: Opozita po beson në SPAK

14 Korrik 2023, 22:04| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 06:48

  • Share

TIRANË- Kuvendi i ka dhënë dritën jeshile SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, ndërsa kjo e fundit ka dërguar në Gjykatë kërkesën për masën ‘arrest me burg’ për ish zv.kryeministrin. Avokati Spartak Ngjela në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv tha se kryeministri Rama nuk mund të dilte kundër SPAK. Ngjela hodhi dyshime në lidhje me largimin e ish-ministrit Ahmetaj, ku tha se një i pafajshëm nuk arratiste, por përballet me drejtësinë.

‘Sekretari i shtetit në Amerikë tha e drejtojmë ne SPAK. Ahmetaj tha se SPAK e drejton Rama duke e ditur se e drejton Amerika. Nuk duhet gjykuar një njeri që është në akuzë. Nuk mundet dot Rama të dilte kundër SPAK. Rama tregoi se nuk mund të refuzojmë SPAK. Kjo është e vërteta e kësaj gjendje, ai do të shkonte drejt arrestit por u arratis. Fakti që u arratis, i pafajshmi nuk arratiset asnjëherë sepse me forcën e vlerës së madhe të provës fiton famën. Pak janë ata që kanë fituar famën pasi janë arrestuar dhunshëm dhe pa prova. Ky ka ikur! Nuk duhet të ikte. Nuk është ajo gjë që mendohet kur të sulmojnë diktaturat, do shkonte në gjykatë e do merrte pafajësinë. Ndoshta jemi në pragun e një suksesi të madh anti-krim. Aq më mirë që ka shumë emra të shohim se çfarë do bëjë SPAK.’- tha Ngjela.

Nga ana tjetër ish-kryeprokurorja, Elisabeta Imeraj, tha se qëndrimi i politikës ka qenë i ndryshëm për raste të ndryshme. Sipas Imerajt palët politike nuk kanë pse të jenë të stresuara për lejimin e dhënies së autorizimit, ndërsa shtoi se edhe forcat opozitare ishin të lumtura me punën e SPAK.

‘SPAK ka disa kohë që po heton aferën e inceneratorëve. Parë në këtë këndvështrim është një fakt penal që po hetohet lidhur me këtë aferë korruptive.  Në rastin e Ahmetajt prokuroria ka rakorduar në krijimin e një dyshimi të arsyeshëm të bazuara në prova për tre vepra penale. Ajo çfarë SPAK ka bërë, është fakti se fillimisht janë ndjekur veprimet e Ahmetajt në ushtrimin e detyrave të tij për të konkluduar nëse me këto veprime ka pasur përfitime të parregullta. Sipas SPAK ka dyshime se është vërtetuar se në 6 raste ka pasur përfitime të parregullta. Nuk jemi në fazën që është ngritur një akuzë. Nuk mund të themi se i vetmi autor është Ahmetaj. Prokuroria në asnjë rast nuk duhej që masën e sigurimit penal ta shohë në këndvështrimin e ndëshkueshmërisë. Nëse do ketë të tjerë, kjo afera e inceneratorëve ka treguar se sa më shumë të rrëmosh aq më shumë do të nxjerrë emra që kanë shkelur ligjin e subjekte që mund të kenë kryer vepra penale. Qëndrimi i politikës është i ndryshme nga njëri rast në tjetrin. S’ka asnjë lloj rëndësie për prokurorinë sesi ndihet politika. Asnjë palë politike s’ka pse të jetë e stresuar në lejimin e dhënies së këtij autorizimit.  Kemi një politike të dyanshme që beson në SPAK. Forcat opozitare ishin të lumtur që ishte bërë një lloj hetimi. Besojnë në këtë prokurori.’- tha Imeraj.

SPAK kërkon arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxx: 15/07/2023 15:08

    Shum rrugace kjo ish gjukatsja shum njeri ordinere rrugace edhe harbute turp qe del ketu gje e peshtir...

    Përgjigju
  • ermal: 15/07/2023 09:56

    Ne fakt kjo mostra hajdute e degjeneruar uk ka faj sepse SPAK nuk e arestoi.

    Përgjigju
  • Muzafer koboci: 15/07/2023 08:55

    Nga nje her dhe ky i turullosur e thon nje te drejt: i pafajshmi nuk arratiset e ska fjal me te vertet, kot thua jam i pafajshmi Duke u zhdukur

    Përgjigju
  • Fan S. Noli: 15/07/2023 08:17

    Po unë pse u arratisa nga Shqipëria? Kur qeveriste Zogu.

    Përgjigju
  • Italia si moter: 15/07/2023 08:05

    Keta analist te japin mend per opoziten ?keta analist qe jane shkarkuar per vjedhje she per mos zbatim te ligjit ?turp per TV qe i nxjer per te analizuar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?