KQZ rrëzon kërkesën e 12 nismëtarëve që kërkonin referendum për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe për listat e hapura, nuk ju jepen formularët tip për të mbledhur firmat. Kundër kanë qenë 3 anëtarë të PS, Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Bledar Skënderi.
Klement Zguri kryetari i KQZ, i cili dha votën pro për referendum u shpreh se legjislacioni që aktualisht është në fuqi pengon qytetarët që të shprehen lirshëm për të drejtat e tyre.12 nismëtarët e shoqërisë civile duhet ti drejtohen Kolegjit Zgjedhor për kërkesën e tyre, ku dhe në këtë organ situata është e njëjtë.
Nismëtarët e kërkesës theksuan se ata do të rikthehen sërish në KQZ për të çuar deri në fund kërkesën e tyre, për kryerjen e referendumit.
Vendimet e sotme te KQZ-se
Vazhdimi i shqyrtimit të kërkesës së 12 nismëtarëve, me objekt “Për fillimin e procedurave për referendum të përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë”. KQZ nuk arriti të marrë vendim për shkak të votimit 2 pro dhe 3 kundër kërkesës së 12 nismëtarëve.
Projektvendimin “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak.
Projektvendimin “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020”.
KQZ vendosi miratimin e sturikturës buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020.