Roma që po negocion me Interin shitjen e Kone-s pritet të mbyllë shumë shpejt dy marrëveshje. Më afër është Jadon Sancho. Anglezi ka mbetur i padëshiruar te Manchester United dhe deri më tani Roma është skuadra që ka bërë ofertën më serioze. Klubi verdhekuq ka ofruar rreth 23 milionë euro për ish-sulmuesin e Dortmund, duke kenaqur kërkesat e ‘djajve’. Mbetet vetëm konfirmimi i lojtarit që Sancho të udhëtojë drejt Italisë.
Jo vetëm kaq, por Gasperini pritet të ketë shumë shpejt edhe një tjetër sulmues në dispozicion. Bëhet fjalë për Leon Bailey-n, lojtarin e Aston Villa-s që klubi anglez e vlerëson 23 milionë euro. Sipas mediave italiane edhe në këtë drejtim Roma është shumë pranë marrëveshjes, me xhamajkanin 28-vjeçar i cili ka dhënë miratimin.
Komente
