Kërkesa/ ‘Vatra’ i kërkon Parlamentit riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit: Ç’e pengon të prehet në mëmëdhe?! Gur i rëndë në vend të tij

9 Dhjetor 2023, 16:09| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 16:28

  • Share

58 vjet pasi mbylli sytë në Florida, shqiptarët që duan të vendosin një tufë lule në banesën e fundit ku prehet imzot Fan Noli, u duhet të shkojnë në varrezat e Forrest Hill Cemetery, të Bostonit. Por, Noli, si personalitet shumëdimensional, i përket gjithë shqiptarëve, ndaj, sipas Degës së Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” në Queens në Neë York, me president Skënder Murtezanin, ai duhet të jetë pranë tyre, edhe si figurë frymëzuese. Debatin për riatdhesimin e eshtrave të tij kësaj here “Vatra”, në  10-vjetorin e krijimit të saj , e konkretizon me këtë kërkesë drejtuar Parlamentit Shqiptar këtë 7 dhjetor.

“E nderuar kryetare e Kuvendit znj. Lindita Nikolla, vatranët e degës së Queens-it, mbas të gjitha bisedave, sondazheve, mbledhjeve që kemi patur nëpër forume, këto dhjetë vitet e fundit, na rezulton se ka ardhur koha që Theofan Stilian Noli të prehet përfundimisht në tokën mëmë”, shkruhet në kërkesë.

Riatdhesimi i eshtrave të Nolit, sipas “Vatrës” do të ndikonte edhe për të rregulluar disbalancën në komunitetet fetare.

“Ne kujtojmë Fan Nolin si një arkitekt të madh të përpunimit të fjalës shqipe dhe inkubator i zhvillimit të mendimit dhe shkrimit publicistik. Noli ishte shkrimtar, historian, diplomat, poitikan, orator Arqipeshkop, “Metropolit i Kishës së Durrësit”, krijues i Kishës Autoqefale Shqiptare në atdhe dhe Amerikë. Ai ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë, ishte kryediplomati që përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Fan Noli duhet të jetë në Shqipëri. Atëherë ç’e pengon Nolin të prehet në mëmëdhe?! Për ne vatrarët Noli është si gur që peshon rëndë në vendin e tiuj. Imzot Noli peshon në kulturën e kombit dhe atdheut të tij”, thuhet më tej.

“Vatra”, cek më tej kontributin e Nolit në shtetformimin shqiptar, por edhe përkrahjen ndaj Kosovës, duke theksuar, se riatdhesimi do të ishte dëshira e tij.

“E tërë kjo veprimtari kolosale , atdhetare e Fan Nolit na reflekton si një respekt i munguar që shteti duhet t’i bëjë atij kolosi. Nga respekti për Konicën, At Noli bëri ç’mos të riatdhesohet Faik Bej Konica. Pse mos ta dëshironte të njëjtën për vete?! Po fundja-fundit, a ka nevojë për një testament një atdhetar gjigand si At Fan Noli”?”, shkruhet në kërkesë.

Mirëpo përkundrejt drejtuesve të kësaj dege, ka edhe anëtarë të “Vatrës”, siç është Valentin Lumaj, që ndonëse nuk janë kundër kthimit të eshtrave të Nolit në Shqipëri, mendojnë se vendimi, nëse shteti shqiptar nuk jep garanci të plotë që të mos cënohet figura e tij, mund të jetë i nxituar. Si precedentë përmend dhunimin e varreve të Faik Konicës dhe Mithat Frashërit.

“Unë nuk e shikoj shumë të arsyeshme për momentin për të riatdhesuar eshtrat e Fan Nolit, kjo duke parë eksperiencën me Faik Konicën dhe Mithat Frashërin që të dyve iu dhunuan varret në Shqipëri. Në këtë kohë të paqartë politike të ngarkuar me ngarkesa të forta politike të së kaluarës por edhe të reja. Dhe ndoshta njerëzit e shikojnë edhe negativisht dhe jo me pëlqim. Shumica mund ta pëlqejnë por është një pjesë që është pak ekstravagante . Unë personalisht ngaqë e adhuroj Nolin Konicën Mithat Frashërin këto emblema të Vatrës nuk kisha pasur qejf që të cenohej sadopak figura e tyre sepse janë të shenjtë për kombin. Nga ana tjetër po ta shohim kishën Autoqefale të Nolit, në Boston këto janë dy trashëgimi të Nolit, dhe sikur Noli të largohet prej këtu sikur Vatra dhe Kisha ngelen pa rrënjë”, thotë Lumaj.

Lumaj thotë se kthimi i eshtrave të Nolit, duhet bërë në kushte më të qeta politike dhe etnike.

“Këto janë të pakëndshme se është një bumerang që kemi ne atje me figurat tona që i kemi dhe nuk i vlerësojmë por nuk jam kundra, edhe sikur të jetë një qasje e Parlamentit që ta mbrojmë,. Por ende është e ngarkuar edhe me kishën greke, sepse ende e lufton, ka tendenca është koha e regjistrimit të popullsisë, ka ngarkesa politike dhe etnike”, vijon ai.

Ndërsa vatranët drejtues të degës së Quuens-it theksojnë se ‘Trupi i Nolit, askund veç tokës amtare nuk do të gjente qetësinë dhe prehjen e përhershme’.

Kërkesa e Vatrës për riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 10/12/2023 16:14

    Noli do kthehet ne atdhe vetem atehere kur te largohen te gjith prifternjt greke Sepse ai Noli eshte atuqefalia shqiptare dhe keta qe vuri saliu ne krye te kishes o jan pro greker ose jane greker qe nuk lejojn autonomin e kishes sone

    Përgjigju
  • Iris: 10/12/2023 03:16

    C'e pengon te prehet ne memedhe?! -Do te sjellim me ceremoni tradhetaret me pare,pastaj(nese kujtohemi) dhe patriotet!

    Përgjigju
  • Folklorizma: 09/12/2023 18:01

    Po pse cfare ka bere Shqiperia qe te meritoje eshtrat e Nolit? Ne 24-n e perzume me dhune, Zogu dhe Enveri i burgosen e vrane shoket. Kujtimi i Nolit sot nderohet duke hequr greket dhe filogreket nga kupola e kishes autoqefale te Shqiperise. Deri sa te vije ajo dite, eshtrat e tij jane me te sigurta ne vendin e njerezve te lire dhe prane kishes shqiptare qe themeloi ne Amerike.

    Përgjigju
    • Shqipetar: 09/12/2023 19:15

      Sakt!!!

  • Arben: 09/12/2023 17:41

    Noli ishte Shqiptar,banai i tij nga Kolonja, por lindi ne Edirne,Turqi dhe pushoi se jetuari ne Boston,SHBA.Ishte kundershtar i Ahmet Zogut por edhe i vleresuar nga Zogu dhe i shperblyer nga ky i fundit.Kundershtar i Europes,provokator dhe pak nostalgjik per bolshevizmin,megjithese duke e njohur karakterin e tyre dhe sistemin nuk i pelqente te jetonte atje.E thirri Mehmet Shehu (se Enveri nuk e ulte hunden para tij) te vinte e jetonte e te kontribonte ne Shqiperi,e megjithese i pelqente sistemi diktatorial,por e refuzoi,per vete donte te ishte i lire. Nuk e di çfare vlere ka ti skellin eshtrat ketu, se si ky ka patur shume patriote. Kolonjar ka qene edhe Konica, por ka patur mençuri dhe vlera te jashtzakonshme.

    Përgjigju
    • Noli i madh: 09/12/2023 18:46

      Noli ishte diplomati qe futi Shqiperine ne Lidhjen e Kombeve (eshte sikur te fusesh Kosoven ne OKB sot) dhe kleriku qe çliroi ortodokset shqiptare nga kthetrat e kishes greke. Edhe ne fushen e letrave ishte me produktiv e i disiplinuar se Konica. Konica yt dinte vetem te bente qyfyre neper dreka e darka, te linte ndonje liber pergjysem, edhe te spiunonte shoket. Fjalen nostalgjik ben mire mos ta perdoresh kur nuk ia di kuptimin.

  • Respekte: 09/12/2023 16:35

    Respekte per kete nisem

    Përgjigju
    • Guri i rëndë në vend të vet: 09/12/2023 20:37

      Pra në Boston duhet të prehet, kështu është historia. Aty duhet të rrijë Noli se Shqipëria kur ai vdiq nuk i dha as var për hor. Tashmë politika do me e përdor përsëri. Shikonani ne. Bëjini një memorial shqiptar pranë Skënderbeut me shikimin drejt Athinës. Kisha shqiptare egziston pamvarsisht Janullës

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?