Kërkesat e Ligës Profesioniste, FSHF shtyn pa afat fillimin e sezonit të ri të Superligës

10 Shtator 2020, 16:39| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 16:41

  • Share

Që sezoni i ri i Superligës nuk do të nisë të shtunën e 12 shtatorit kjo tashmë dihej, por sot është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Komiteti Ezekutiv i FSHF-së. Kjo e fundit ka miratuar kërkesën e Ligës Profesioniste të futbollit për shtyerjen e kampionatit, diçka e thënë për Report TV nga sekretari Dritan Kadia.

Në vendimin e KE-së së FSHF-së thuhet: “Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonit futbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”

Më tej në njoftimin e FSHF-së thuhet: “Kjo kërkesë e anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit vjen si pasojë e mungesës së një reagimi nga qeveria shqiptare për kërkeasat e paraqitura nga Liga nëpërmjet letrës dërguar më datë 10.08.2020 Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë që vendimi për bojkotimin e Kategorisë Superiore u mor në unanimitet gjatë mbledhjen e Anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit të datës 05/09/2020.

Më poshtë edhe kërkesa e Ligës Profesioniste të Futbollit drejtuar KE-së së FSHF:

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?