Kronikë

Teatri Kombëtar, Presidenca kërkon pezullimin e çdo veprimi: Është nevojë emergjente! Gjykata Kushtetuese merr vendimin nesër

15 Qershor 2021, 10:34| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 14:29

  • Share

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca e dytë për kërkesën e Presidentit të Republikës për çështjen e Teatrit Kombëtar. Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e  kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.

Në nisje të seancës, Këshilltari Ligjor i Presidentit ka nënvizuar se Presidenca ka kërkuar prova shtesë dhe ballafaqim me dëshmitare. Sipas tij nuk janë administruar nga presidenti të gjitha provat e kërkuara, si për shembull kontrata e shitblerjes së truallit.

Dervishaj tha se është kërkuar gjithashtu projekti i Teatrit Kombëtar i cili ende nuk ka ardhur. Gjithashtu është kërkuar sipas tij edhe dokumentacioni që i parapriu propozimit të ligjit dhe ky s'ka ardhur si shumë dokumente të tjetra.

"Kemi 24 faqe shtim objekti. Kërkojmë shfuqizim të Vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për pezullimin e zbatimit të çdo akti e veprimi që buroi prej ligjit të Teatrit dhe VKM-së. Është nevojë emergjente pezullimi i çdo veprimi", ka thënë Dervishaj.

Në lidhje me këtë kërkesë të Presidencës pwr shtim objekt padie përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave dhe përfaqësuesi i Bashkisë Tiranë janë shprehur kundër, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim nëse do të pranojë apo jo pezullimin e çdo veprimi deri sa kushtetuesja të shprehet me vendim final për Teatrin, vendim të cilin pritet ta marrë ditëm e nesërme. 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?