Në Komisionin Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi, është thirrur për të dëshmuar ditën e sotme edhe ish-drejtuesja e QSUT Albana Fico.
Fico u pyet nga nënkryetari i Komisionit Plarent Ndreca, lidhur me kërkesat e shefave të shërbimeve, nëse ato ishin të parashikuara në kontratë ose jo.
Fico sqaroi se sipas saj nuk ka qenë një deficit i setit, por kanë qenë kërkesa dhe nevoja të kohës së adresuar.
Diskutimet në komision:
Plarent Ndreca: Kërkesa e shefave të shërbimeve ishte për kontratën, setet e parashikuara në kontratë apo kërkesa që ishin jashtë kontratës? Kontrata në dijeninë tuaj është respektuar në ato detyrimet që ka parashikuar. Nëse ka pasur problematikat lidheshin me kontratën apo kërkesa përtej parashikimeve të kontratës?
Albana Fico: Kam këtu me vete atë që quhet konfigurimi i seteve. Në dijeninë time nuk mendoj se ka qenë një deficit i setit, por kanë qenë kërkesa dhe nevoja të kohës së adresuar. Vetëm tuberkulozin e ke me 4 barna aty. Janë nevoja që i kërkon koha dhe është krejt e natyrshme. Është një procedurë që nuk bëhet kërkesë pas kërkese. Kur bihet dakord që një kiti të ORL që duhet ti induktojmë një spekul me një përdorim, patjetër koha e kërkon këtë gjë.
Plarent Ndreca: Çdo të premte mbaj mend që thatë se merrnit një informacion për planifikimet për ndërhyrje. Ky informacion kishte për qëllim kufizim buxhetor për ndërhyrjet apo ishte një planifikim për mënyrën se si do të vepronit në vijim? Për efekt buxhetesh a janë kufizuar ndërhyrje?
Albana Fico: Çdo të premte, ka një drejtori të posaçme që përthith planet operatore. Kemi dy lloje ndërhyrjesh. Urgjente dhe të planifikuar. Urgjentet nuk kufizohen kurrë. Në pandemi pa dashur ne u shtynë planifikimet. Një operacion i planifikuar, me shefin e shërbimit janë të lirë që ta bëjnë këtë gjë. Unë nuk kam njeri që të më ketë thënë nuk ka lekë nuk do të bëhet. Nuk ka ndodhur.
Plarent Ndreca: A mendoni se ka kapacitete QSUT që këtë shërbim e bën privati.
Albana Fico: Në mënyrë që të ndodhte sterilizimi, u desh kohë, jurist, ekspertë. Të ja kërkosh një personi të vetëm këtë lloj konkluzioni është e vështirë.
Xhelal Mziu: A ju ka bërë përshtypje kostoja e lartë e sterilizimit, ka rritje me herë?
Albana Fico: Nuk më thua dot, ta ndash veten nga të qenit mjek. Këtë gjë e kemi ADN. Kemi lidhje me atë vend dhe duam ta çojmë përpara. Nuk kam qenë pjesë e bërjes e atyre studimeve, implementimeve. Dikur ku hiqje fshikën e tëmthit duhej të prihej barku. Sot bëhet me 3 pika. Nuk mund të keq modernizim me chip. Kaq shumë apo kaq pak nuk e gjykoj unë. Më vjen mirë që e kemi sterilizimin. Që nuk do të rrimë me ato klavat, që ishin bërë si “pelenat e fëmijëve, pis.
Xhelal Mziu: Dikur kur bëra tëmthin, në 2019-ën, jam marrë një vit për të rregulluar dëmet që më ishin bërë. Sot ka modernizim. Keni qenë qendra më e madhe në shëndetësi. Kur ndahet buxheti adresohet. Ju edhe si administratore dhe si mjek, a mendoni se 4 koncesionet kanë cenuar disa shërbime të tjera, ti si drejtoreshë do doje ti avancoje. Kostoja është 10 deri në 15 herë. Nuk po merrem me produkt apo asete që janë përdorur dhe që janë me çmime në treg shumë më pak se sa janë nënshkruar në kontratë.
Albana Fico: Vlerësimi, kosto-efikasitet nuk mund të bëhet nga një menaxher. Ka për detyre monitorimin dhe jo efektet financiare.
Xhelal Mziu: Në kontrollet e vazhdueshme që janë bërë, KLSH ka lënë disa rekomandime që konvertoheshin në dëme ekonomike. Ka qenë ndarja e seteve. Nominimin e pajisjeve që ndodhen në një set. Përse nuk keni ushtruar dhe influencën që të bënit nominimin. Duke pasur dhe marrëdhëniet me qeverinë. KLSH ka thënë mos përdorimi i 3 kategorive të seteve. Mos të aplikohet TVSH. Së treti, KLSH ka lënë detyrë që të merret qira për laboratorin. Keni qenë pjesë e kësaj periudhe. Nëse nuk i keni patur në dorë për ti bërë 100%, ju, qeveria pse nuk keni gjetur zgjidhje?
Albana Fico: Nuk është periudha ime. Kam qenë në 3 dhjetor 21’. Unë refuzoj. Ka diçka që çohem tani dhe mbaj çdo përgjegjësi ligjore. Unë nuk kam lidhje me qeverinë shqiptare.
Albana Vokshi: A keni marrë masa, a jeni ulur, diskutuar?
Albana Fico: E para KLSH, i referohem periudhës që kam qenë vetë. Në mënyrën se si operojnë ata lënë rekomandime. Është një diferencë shume e madhe midis një rekomandimi dhe detyrimi. Ai të lë një rekomandim që ta zgjidhësh. Duam të shkojmë me sete apo ( e kam dëgjuar nga kirurget) ne i adresohemi MSH dhe shërbimeve. Ata janë njerëzit që e marrin këtë vendimmarrje. Janë rekomandime. I përcillet shërbimeve nëse kanë apo jo një shërbim.
Albana Vokshi: Çfarë ndodh me mbetjen, nëse je në dijeni të këtij procesi. Është një nga 5 operacionet që duhet të kryeje koncesionari.
Albana Fico: Nuk e kam këtë informacion të saktë. Do shikoj në dokumentacionin tim.
Albana Vokshi: Gjatë muajve të fundit që keni drejtuar QSUT, a ka pasur raste të personave që kanë marrë infeksione post operatore. Ai keni trajtuar ju, çfarë rekomandimesh janë bërë? Behët fjalë për këtë vit dhe fundin e vitit të kaluar?
Albana Fico: Nëse ka rritje të rasteve duhet të faktorizojmë. Po pyesni për nozokomiale? Do duhet të ju kthej përgjigje.
Albana Vokshi: Ka pasur raste të përsëritura infeksionesh. Janë ngritur dhe problematika. Ka pasur raste të përsëritura. Në kuadër të hetimeve epidemiologjik, janë lënë rekomandimet për zbatim për stafin mjekësor. Ndërrimi i dezenfektantit, dezinfektimi i bllokut operator. Kryerja e analizave bakteriologjik. Asnjëherë nuk janë dezinfektuar ambientet jashtë sallave. Raport i QSUT. Ka më shumë se 2 mauj që nuk janë kryer këto analiza. E keni marrë këtë rekomandim. Bëhet fjalë për muajt e parë. Ka edhe procesverbale që janë firmosur. Thonë madje në një prej raporteve se analiza bakterologjike nuk janë kryer më shumë se 3 vite. Është me firma, procesverbale. Faji kryesor i vihej se dezinfektimi nuk bëhej si duhet.
Albana Fico: Nuk e kam në vëmendje time rritje të rasteve. Nuk kam dyshim të besoj në autenticitetin e asaj që thua. Më duket thellësisht jo profesionale kjo lloj qasje. Nëse jam i shqetësuar për diçka ka një përgjegjësi që fillon nga komiteti tek stafi nozokomial që fillon me Arjan Harxhi. Nuk ka ardhur tek unë ky lloj informacioni. Pse jo tek drejtori. Nuk mund të jetë bardh e zi.
Albana Vokshi: Nuk është një rast. Janë raste të ndryshme. Kam denoncime dhe nga pacientë. Ndodh, por kur kjo vihet faj koncensionarit duhet të hetohet. Kur janë bërë analizat bakteriologjike?
Albana Fico: Nuk e kam protokollin me vete sot. Nuk isha e qartë cfarë doja të merrja me vete. Njozokjonali ka një detyrë dhe bëhet sipas një kalendari. Nuk bëhet në një vend. Unë do kërkoj dhe do jua vë në dispozicion.
Albana Vokshi: Kur ka qenë kalendari i caktuar për të bërë analizat bakteriologjike në pavione të ndryshme? Prape në duart e 2 konecensionarve ka qenë. Ka pasur raste të tilla. Janë informacione që duhet ti mbrojmë. Nuk ka qenë faji i juaj se nuk keni qenë në dijeni. Mund të jetë shkëputur hallka e zinxhirit.
Lajmi kryesor:
Komisioni hetimor i Shëndetësisë merr në skaner 'sterilizimin'! Dëshmon ish drejtori i QSUT-së! Enkel Joti: S' mbaj mend! Vokshi ia lexon shkresat ku raportonte shqetësimet
S.B//ReportTv.al