Opinion

Kërkesat për Venecian dhe shmangia e përgjegjësisë

25 Qershor 2021, 14:17| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 14:18

  • Share

Vendimi për tia deleguar vendimin a interpretimin Komisionit të Venezias për çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 korrikut, nuk la shije të mirë në opinion publik në pritshmëritë nga Gjykata Kushtetuese. Pikërisht kur nga gjykatat dhe institucionet e drejtësisë ka një pritshmëri të lartë për një sërë procesesh të hapura apo të rihapura, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të prodhojë një vendim, pra për çfarë paguhet dhe vlerësohet, por ia delegon për interpretim një institucioni ndërkombëtar. Nuk ka asgjë të keqe që ti drejtohesh Komisionit të Venecias, dhe kjo praktikë është bërë dhe më parë për raste të tjera. Gjithsesi për çka është vepruar më parë mund të justifiokohet dhe me trysninë politike të dyanshme si dhe me vetë problematikës që krijoi procesi i Vetingut si dhe reforma në tërësi.

Tashmë që nga kjo reformë janë formësuar institucionet e reja të drejtësisë, Gjykatat po arrijnë të plotësojnë kuorumet e duhura për funksionimin e tyre e më tej, pritet që e gjithë kjo të japë më shumë efikasitet. Ndaj dhe vendimi për tiu drejtuar Venezias u duk si një shmangie nga Gjykata Kushtetuese për tu përballur me situatat. Dhe ndërkohë para saj ka dhe çështje të tjera shumë të rëndësishme duke nisur që nga ajo për vendimin e parlamentit të shkarkimit të Presidentit.

Ndaj nëse vijohet me këtë rrugë, kur për çdo çështje do ti drejtohet Komisionit të Venezias për interpretim, çdo çështje do të marrë një shtyrje në kohë që nuk dihet se ku do të mbarojë. Është më profesionale që Gjykata të japë vendim sesa delegim të pushtetit të saj. Në këtë rast do të jepte shkas të mendohej se nuk po merret me drejtësi por me politikë. Pasi politikë është edhe të ti shmangesh përgjegjësisë për të vendosur në bazë të kompetencave që të jep ligji.

Përpara Gjykatës Kushtetuese ka shumë çështje të cilat janë si të mbarsura nga periudha kur një pjesë e anëtarëve iu kish mbaruar mandati apo ishin subjekt i ligjit të vetingut duke mos e kaluar atë, ashtu dhe nga çështje më të reja që kërkojnë qëndrimine Gjykatës. Nëse tashmë po u kërkohet që të vendosin e të mos fshihen pas kërkesave në Komisionin e Venezias, pasi dhe vetë anëtarët e GjK janë vetë specialistë të fushës, kjo nuk është si trysni për të vendosur sa më shpejt e në dëm të drejtësisë, por të bëjnë drejtësi me efikasitet e të mos kopjojnë politikën që iu shmanget përgjegjësive.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?