Kërkime për të arrestuar bashkëpunëtorët e bosit të ‘Cosa Nostra-s’! Zbulohet dhoma sekrete plot me bizhuteri dhe gurë të çmuar

19 Janar 2023, 07:28| Përditesimi: 19 Janar 2023, 18:23

  • Share

Policia italiane kanë vijuar me kontrolle për të gjetur prova të tjera lidhur me bashkëpunëtorët e bosit italian të mafias ‘Cosa Nostra’-s. Bastistje po kryhen në provincën e Trapanit, ku oficerët e antimafias italiane kanë nisur kontrolle të befasishme ndaj vendndodhjeve ku mendohet se fshihen bashkëpunëtorë të Matteo Messina Denaros.

Ditën e djeshme pati një tjetër bastisje në Campobello, ku dyshohej se pronari i një banese kishte lidhje me kreun e mafias italiane. Brenda shtëpisë së tij u gjet një dhomë sekrete plot me bizhuteri dhe kuti boshe.

Ndërkohë që autoritete janë vënë në kërkim të një kasaforte të kumbarit të Cosa Nostras, në një prej shtëpive ku u kryen kontrolle u zbuluan byzylykë me vlerë, gurë të çmuar të vendosur me kujdes në vendet e tyre, tabaka argjendi. Të gjitha këto u gjetën në dhomën me derë të blinduar që fshihej pas një gardërobe. Pronari i shtëpisë dorëzoi çelësat por argumenti i tij se aty mbante gjërat e familjes së tij, nuk i bindi oficerët e Antimafia-s italiane.

Më herët, u raportua se ishte zbuluar apartamenti modest ku fshihej kreu i ‘Cosa Nostra’-s, por auroritetet italiane dyshojnë se banesa ku u gjet dhoma sekrete e fshehur pas një gardërobe mund të jetë vendi ku vërtet fshihej Matteo Messina Denaro i cili u arrestua në 16 janar pas 30 viteve në arrati. Ai përdorte identitetin e rremë, Andrea Bonafede. Ndërkohë deri më tani, në pranga është vënë edhe mjeku onkolog, Filippo Zerilli, i cili dyshohet se ka kryer testin e ADN-së për trajtimet kimioterapeutike të cilave duhej t’u nënshtrohej Denaro i cili vuan nga kanceri i zorrës së trashë.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?