Kërkimet për naftë, anija turke afër kufirit grek, rikthehen tensionet mes tyre

10 Gusht 2020, 17:23| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 17:26

  • Share

Anija turke e kërkimeve sizmike ” Oruç Reis”  ka arritur sot në destinacionin e saj, duke shkaktuar  shqetësim të madh në shtetin grek dhe në pjesën greke të Qipros.  Njoftimi është bërë publik nga ana e ministrit turk Fatih Donmez, i cili theksoi se përpjekjet e Turqisë për pavarësinë energjetike në Mesdhe vazhdojnë.

Njoftimi i NAVTEX disa ditë më parë,  në të cilin theksohej se kërkimet në Mesdhe do të vazhdojnë deri me datën 23 gusht, për zonën ku Oruç Reis do të kryejë studime sizmike, mobilizoi Greqinë.  Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias  zhvilloi një bisedë telefonike me  ministrin e Jashtëm egjiptian Samih Şükri pasi mësoi se Oruç Reis kishte arritur në vendin ku do te kryej kerkimet. Me anë të një postimi në tëitter Ministra Greke e Punëve të Jashtme, raportoi  se zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor ishin fokusi kryesor i diskutimeve.

Oruc Reis pritet të rrisë tensionet mes dy palëve, të acaruara që prej disa kohësh, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së  vijës detare greko-italiane disa javë më parë.

Kryeministri Grek,  menjëherë pas njoftimit të NAVTEX Turqisë  thirri një takim urgjent të Këshillit Drejtues të Sigurisë Kombëtare. Po ashtu ai  njioftoi edhe presidentin e Këshillit të Evropës Charles Michel dhe pasdite do të  zhvillojë një bisedë telefonike  edhe  me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Ndërkohë, ushtria greke  është vendosur në gatishmëri të plotë dhe ka anuluar të gjitha lejet për personelin të planifikuara gjatë muajit gusht, në përjashtim të rasteve të veçanta.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?