Kronikë

Kërkime për naftë në Parkun e Zagorisë? Rama: Nuk bën vaki. E mohon edhe SHELL: S'do kryejmë asnjë aktivitet

24 Janar 2019, 13:50| Përditesimi: 24 Janar 2019, 18:15

  • Share

“Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar të Zagorisë në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese!”. Kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama, zërave kritikë që u shprehën se në Zagori do të ketë shpime për naftë, ndërsa më herët protestuan edhe disa banorë. Nuk bën vaki”ka përforcuar kreu i ekzekutivit, duke e thënë prerë e qartazi se në Parkun Kombëtar të Zagorisë, e shpallur zonë e mbrojtur nga qeveria, nuk do të ketë shpime naftëkërkuese.

Postimi i Ramës

Deklarata e bërë nga Rama është konfirmuar edhe nga "SHELL". Drejtori i SHELL në Shqipëri, Rohan D’Souza përmes një deklarate të  për mediat është shprehur se pas studimit të kryer nga kompania në bllokun 4, SHELL nuk do të kryejë kërkime në këtë zonë. Ai shprehet se kjo zonë është e kategorizuar si e mbrojtur nga legjislacioni shqiptar dhe për pasojë nuk do të këtë asnjë aktivitet shpimi dhe kërkimi për naftë.

“Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar”, tha ai.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama dhe kompanisë amerikane SHELL vjen pas protestës së banorëve të Zagorisë të cilët pretendojnë se në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar po kryhen shpime më qëllim gjetjen e burimeve të naftës. Zagoria është shpallur Park Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive natyrore. Kjo zonë dallon për pasuritë natyrore dhe kulturore si dhe për shumëllojshmërinë e florës dhe faunës së rrallë. Për më tepër, Zagoria është një zonjë tepër e lakmueshme për turizmin natyror e kulturor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?