Kërkimi shkencor, edhe sindikatat e Arsimit të Lartë kundër draftit të qeverisë: Të tërhiqet për rishqyrtim

16 Tetor, 20:57| Përditesimi: 16 Tetor, 21:16

  • Share

Pas rektorëve, edhe sindikatat e arsimit të Lartë kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga drafti i propozuar për shkencën dhe kërkimin shkencor. Përfaqësuesit e Sindikatës, të thirrur për seancë dëgjimore në Komisionin e Edukimit, thanë se projektligji ka nevojë të rishqyrtohet dhe të rikonsultohet, pasi ndryshe nuk do ta ndihmonte kërkimin shkencor.

“Më mirë të mbyllim sytë sa i përket interesave të gjithsecilit  të shohim ligjin slloven dhe t’i bëjmë përshtatjen me kushtet tona. Mendoj se janë mundësitë që ky ligj të tërhiqet për rishqyrtim, mos të kalojë menjëherë në seancë plenare sepse nuk besoj se janë afatet e duhura për të bërë këto korrigjime. Nëse nuk ndodh kjo nuk do të kemi një ligj  modern sikurse e kërkon koha dhe me një efekt afatgjatë që mund të krijojë kushte reale për kërkimin shkencor në vend” tha Lulëzim Shuka Kryetar i Sindikatës

Kreu i Sindikatës, Lulzim Shuka e tha hapur se politika duhet t’i mbajë duart larg nga kërkimi shkencor.

“Vlerësimin e veprimtarisë shkencore kërkimore mendoj që nuk ka kapacitet Ministria për ta realizuar.  Dhe si e tillë është shumë e rëndësishme që brenda ligjit duke e krahasuar dhe me ligje të tjera  të jenë agjensi të tjera faktor të jashtëm për vlerësimin e kërkimit shkencor, pasi edhe sikur ta bënte këtë  një raport ministria të vlerësonte kërkimin shkencor me sensin pozitiv  do të ishte i pabesueshëm për komunitetin e shkencëtarëve dhe të kërkuesve. Biles  Sllovenia ka vlerësues  nga shqiptaria që bën  vlerësimin e projekteve sllovene të agjensisë kombëtare të Sllovenisë së kërkimit”, u shpreh ai.

Në përgjigje të kritikave zv ministrja  përsëriti qëndrimin se sipas ekzekutivit ligji i ri duhet parë si një mundësi dhe promovon shkencën e hapur.

“Ky ligj i ve pikat mbi I dhe flet për shkencën e hapur flet për kërkimin shkencor në dorë të njerëzve. Kjo s’do të thotë se kërkimi shkencor do të ndryshojë do vazhdojë të bëhet në universitete sikur është duke u bërë normalisht. Duke ngritur stekën e kërkimit shkencor i japim dhe vlerën e duhur kërkimit shkencor”

Deputetja socialiste Kushi, në cilësinë e nënkryetares së komisionit, edhe një herë garantoi se do të reflektohen të gjitha shqetësimet, ndërsa më herët Konferencës së Rektore iu angazhua se drafti nuk do të kalonte me shpejtësi, pa konsultim të plotë.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?