Megi Pojani dhe Jurgeni

VIP & Spektakël

'Kërko falje publike, na ofendove', plas sherri mes balerinit dhe Dalina Buzit në DWTS: Po hedh poshtë punën tonë!

19 Nëntor 2022, 08:30| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 09:13

  • Share

U pasua me debate të forta kërcimi sensual i Megi Pojanit dhe Jurgenit në Dancing With The Stars.

Pasi morën komente dhe pikë të mira nga juria, Jurgen komentoi deklaratën e anëtares së jurisë Dalina Buzit, e cila tha disa javë më parë se performanca e grupit të tyre nuk ishte arrirë dhe nuk i pëlqeu.

Jurgen këmbënguli se Dalina duhet të kërkonte falje publike për deklaratën e saj, ndërsa kjo e fundit tha se i qëndron opinionit të saj dhe nuk ishte aspak ofendim.

Jurgen: Deklarata hedh poshtë punën tonë si balerinë profesionistë për koreografinë e asaj nate

Dalina: Jo nuk kërkoj falje. Po vazhdonte këmbëngulja nga ana juaj

Jurgen: Të kalosh në ofendime nuk është e lejuar. Nuk mund të bësh krahasime.

Jurgen: Nëse do të vazhdosh të ofendosh njerëz, vazhdo...

Dalina: Nuk më pëlqeu dhe pike, ishte opinion im...

Jurgen: Edhe nëse nuk e kërkon falje, unë e shpreha opinionin tim!

Dalina: Edhe ne u ndjemë të ofenduar, mbrojtja e tyre zgjati pak më shumë

Jurgen: Nëse nuk do ta pranosh që jemi ofenduar, ajo është tjetër gjë

Dalina: Keni dy javë që merreni me atë gjë

Jurgen: Unë dhash opinionin tim, do donim një falje publike. Duhet të jemi më të përgjegjshëm

Dalina: Unë do ta them këtu, që nuk më pëlqen, është mendimi im, pastaj merre si të duash

Megi: Jurgeni ka të drejtën e vet, komenti i Dalinës ka qenë shqetësim për balerinët. E dija që falja publike nuk do të ndodhte.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?