Futbolli në zi, humb një talent

Kërkohej edhe nga Barcelona, vritet me thikë futbollisti i talentuar 19-vjeçar

7 Shkurt 2023, 14:13| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 14:20

  • Share

Një konflikt banal i ka marrë jetën futbollistit Oshuin Andris në Afrikën e Jugut.

19-vjeçari i cili ishte pjesë dhe kapiten i kombëtares U-20 është vrarë me thikë pas një konflikti në rrugë. Direkt pas ngjarjes ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’ju shpëtojë plagëve të marra.

Andris ishte një futbollist i talentuar që kishte rënë në sytë e shumë klubeve europiane, me Barcelonën që prej kohësh e kërkonte në skuadër.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?