Kronikë
Top 24

Kërkohej nga drejtësia italiane për trafikim narkotikësh, kapet në Durrës 40-vjeçari nga Bari (VIDEO)

5 Dhjetor 2018, 15:37| Përditesimi: 5 Dhjetor 2018, 16:06

  • Share

DURRËS- Një shtetas italian, i cili kërkohej ndërkombëtarisht është arrestuar në qytetin e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Bëhet fjalë për Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali.

Zbulimi i vendndodhjes së italianit, u bë pas një hetimi intensiv disa mujor me metoda speciale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabinierëve të Barit. 

Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 20 vjet burg.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Operacion ndërkombëtar i Policisë Shqiptare, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Karabinierisë së Barit.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Il L'atitante", kapet i shumëkërkuari në Durrës.

Pas një hetimi intensiv disa mujor me metoda speciale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabinierëve të Barit, Itali u zbulua vendbanimi dhe u kap një shtetas i shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar.

Gjatë paradites, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DPPSh, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës finalizuan operacionin ku u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi italian Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali.

Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?