Kronikë

Kërkohej nga Gjermania për 199 raste evazioni fiskal, kapet në Kapshticë një iraken

11 Qershor 2019, 11:15| Përditesimi: 11 Qershor 2019, 11:21

  • Share

Është arrestuar ditën e sotme në Kapshticë një iraken, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të "Evazionit fiskal në 199 raste". Irakeni ishte me inicialet A.H, 39 vjeç  dhe banues në Angli.

Ndalimi i tij është bërë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

Kjo, pasi ka qenë Gjykata e Augzburg, Gjermani, ajo e cila ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar ndaj tij.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?