Foto ilustruese

Kronikë

Kërkohej nga Interpoli, kapet 40-vjeçari në Dibër i dënuar me 9 vjet burg/EMRI

17 Prill 2018, 13:22| Përditesimi: 17 Prill 2018, 13:27

  • Share

Policia në qarkun e Dibrës ka ndaluar dhe arrestuar një shtetas i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. Ylber (Dylber), Kaja (Markja), 40 vjeç, banues në Bulqizë, është arrestuar gjatë ditës së sotme në fshatin Gjoricë, Bulqizë shtetasin ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.

Gjykata Avellino/Itali ka lëshuar udhër arresti ndërkombëtar për veprat penale "Pjesëmarrje në organizata kriminale’, ‘Vjedhje me armë”, “Kryerje e marrdhënieve seksuale me dhunë”, parashikuar nga nenet 81, 110, 628/3, 61/2-5, 605, 609, të Kodit Penal Italian.
40 vjeçari është dënuar me 9 vjet burg në shtetin fqinj. Arrestimi i tij u bë i mund falë një punë të mirë organizuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rëndë në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?