Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

I dënuar me 5 vite burg nga Italia, arrestohet në Tiranë Bilbil Elezaj

17 Qershor 2019, 12:56| Përditesimi: 17 Qershor 2019, 14:25

  • Share

Është vënë në pranga një 52 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari Bilbil Elezaj, banues në Tiranë është kapur për llogari të drejtësisë italiane.

Sipas policisë, 52 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga pasi Autoritetet Gjyqësore në Bolonjë / Itali me vendimin të 25 tetorit 2018 e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale "Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie".

Elezaj në janarin e vitit 2015 u zbulua pas operacionit më të madh anti-mafioz të regjistruar ndonjëherë në Emilia Romagna, Itali. I gjithë ky proces i quajtur 'Aemilia', pati të pandehur 218 persona, mes tyre edhe shqiptarin Elezaj.

52 vjeçari, në Gjykatën e Shkallës së Parë u gjet fajtor për veprën penale të zhvatjes së shumëfishtë dhe u kërkua të dënohej me 9 vite burg, por si përfundim u dënua me vetëm 5 vite burg.

Tashmë, veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?