Kronikë

Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet në Durrës Rando Murataj, nisin procedurat e ekstradimit (VIDEO)

3 Shtator, 11:21| Përditesimi: 3 Shtator, 11:23

  • Share

DURRËS – 25-vjeçari Rando Murataj është arrestuar nga policia në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike. I riu pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

“U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi R. M., 25 vjeç, banues në Shijak.      

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve",- njofton policia.

Rando Murataj qe shpallur në kërkim nga blutë e Durrësit edhe më 9 maj, pasi së bashku me një tjetër, kërcënuan me armë zjarri një 50-vjeçar. Ngjarja ndodhi më 8 maj në lagjen nr.13 të qytetit, ku 25-vjeçari, ka qëlluar me armë zjarri në tokë, si shenjë kërcënimi ndaj 50-vjeçarit.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?