FIER- Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Fierit.
Gjykata e Riminit i ka caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Ai rrezikon deri në 10 vite burg, ndërsa tashmë autoritetet shqiptare do të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj.
“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 59”.
Gjatë këtij operacioni, u kap në Fier dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Z. Z., 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike”, njoftoi Policia.
Komente
