SPAK

Kërkohej nga SPAK pasi mori ryshfet për një objekt pa leje, arrestohet në Elbasan punonjësi i IMT-së

26 Shtator, 09:48| Përditesimi: 26 Shtator, 09:50

  • Share

Një 51 vjeçar në Elbasan u arrestua nga policia pasi ishte në kërkim nga SPAK akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

G.B., banues në Elbasan ka qenë në detyrën e punonjësi të IMT në Elbasan, kur në prill të këtij viti ka marrë ryshfet për një objekt të ndërtuar pa leje.

'Gjithashtu, specialistët e këtij Seksioni kanë ndaluar shtetasin në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?