Agustin (Paul) Deda

Kronikë

Operacioni 'Shpirti'/ Kërkohej për trafikun e 1 ton droge me gomone drejt Italisë, arrestohet i fshehur në Francë truproja i ish-ministrit Saimir Tahiri! I dënuar me 8 vite burg

1 Korrik, 14:11| Përditesimi: 1 Korrik, 14:36

  • Share

Arrestohet në Francë ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i kërkuar për operacionin e koduar "Shpirti", për trafikun me gomone të ngarkesës prej 1 ton drogë drejt Barit të Italisë, rreth një dekadë më parë. 

Policia e Shtetit konfirmoi sot prangosjen e 50-vjeçarit me qëllim ekstradimi, në operacionin e koduar “The Wanted” dhe i zhvilluar në bashkëpunim me partnerët francezë.

I arrestuari është Paul (Agustin) Deda, një prej të akuzuarve dhe të pandehurve të dosjes së operacionit “Shpirti”, i dënuar dhe me 8 vite burg në mungesë vitin e kaluar nga GJKKO, bashkë me ish-truprojën tjetër të ish-ministrit, Hekuran Marku.

SPAK e kishte të skeduar si pjesë e organizatës kriminale në fjalë dhe të shpallur në kërkim për trafikimin e mbi 1 ton kannabis sativa në Bari, nëpërmjet rrugës detare me skafe dhe mjete të tjera lundruese.

“Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, në kuadër të kësaj faze të operacionit “The Wanted”, policia franceze lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, P. D., 50 vjeç”, njoftoi policia.

GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit në mungesë edhe masën e sigurisë "arrest në burg", për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. D., në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale”, sqaroi policia për këtë hetim.

Interpol Tirana po vijon të bashkëpunojë me homologët në Francë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin në Shqipëri të 50-vjeçarit.

Deda është ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai rezulton edhe i dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme me 8 vite heqje lirie, për trafik droge dhe grup kriminal.

12 vite izolim ishte vendimi i GJKKO për ish-shoqëruesin Agursin (Paul) Deda, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 8 vite burgim. Vendimi u dha nga GJKKO më 20 shtator 2024, në mungesë.

Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Sipas dosjes së SPAK anëtarët e këtij grupi akuzohen se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.


Gjykimi i të pandehurve ka vijuar i ndarë  për shkak se disa kanë pranuar gjykim të zakonshëm dhe për disa të tjerë është pushuar. Në 2023 Gjykata e Posaçme dha në total 150 vite burg për 15 persona të akuzuar si anëtarë të këtij grupi.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • babo: 01/07/2025 14:30

    Keta ushtaret e Tahirit, qe nuk benin asgje pa urdhrat dhe miratimin e tij, denohen me kaq shume vite burg (dhe pak e kane), kurse kryesori, pra Saje Qorri, denohet vetem per shperdorim detyre (dhe per kete denim qahet sikur i kane rene ne qafe dhe qe e kane denuar me te padrejte). Vendi i çudirave jemi.

    Përgjigju
    • Or tej: 01/07/2025 15:45

      Saja nga mallkimet qe mori u semur ose kishte rob te semure prandaj u lirua or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?