Bolivi- Gjendet i vdekur në një banesë në Santa Cruz të Bolivisë, një nga shqiptarët më të kërkuar për akuzën e vrasjes dhe arratisjes nga burgu në Itali.
Roland Dedja, 40 vjeç, nga Durrësi, raportohet nga mediat e vendit amerikano-juror se referuar edhe dokumenteve që posedonte dhe gjurmëve të gishtrinjve për identifikim, ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Lajmi është publikuar nga media “Eldeber” ditën e sotme (27 Tetor), duke e shoqëruar edhe me fotografinë e pasaportës së tij.
Dedja po jetonte në lagjen “Los Tusequis” të Bolivisë, ku kishte hyrë prej muajit nëntor të vitit të kaluar, me qëllim fshehjen. Shqiptari jetonte me një shtetas vendas, i skeduar edhe ai për akuzën e mashtrimit, por i arratisur nga banesa që prej momentit të zbulimit të trupit të pajetë. Nuk dihet nëse ai është i implikuar apo është larguar nga frika e arrestimit.
“I kërkuari Roland Dedja u gjet i vdekur dhe nga hetimet e para mendohet se shkak është ataku kardiak. Ai po fshihej në Bolivi prej vitit të kaluar dhe kërkohej për vrasje dhe arratisje nga burgu”, shkruan media në fjalë, duke iu referuar edhe dosjes hetimore.
Sipas lajmeve të kohës nga Italia, më 25 shtator 2023, ai u arratis nga burgu i Teramos në Abruzo, i ndihmuar nga një dron i jashtëm, i cili transportoi mjetet e nevojshme që u përdorën më pas nga 40-vjecari për të prerë kangjellat dhe për të zbritur me litar.
Dedja në momentin e arratisjes, ishte në pritje te gjykimit për drogë dhe për grabitje pas arrestimit në Martinsicuro. Ai më parë ishte akuzuar edhe për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali. Në shkallë të parë ai kishte marrë pafajësi, por çështja më pas u apelua.
Sipas autoriteteve boliviane, Roland Dedja ka hyrë në Bolivi në nëntor 2023 përmes Desaguadero. Ai mori me qira një shtëpi në zonën veriore të Los Tusequis dhe raportohet se në momentin e vdekjes së tij, ai jetonte me një mik bolivian që po ndiqej penalisht për mashtrime.
Vdekja ka ndodhur disa ditë më parë, por u publikua vetëm sot, teksa miku i Dedjas figuron i zhdukur pa gjurmë, ndoshta edhe për faktin se ishte person i skeduar dhe në kërkim. Interpoli u njoftua për rastin dhe po vijo ende hetimet, teksa pritet edhe një ekspertizë më e detajuar për shkaqet e vdekjes, nëse ka faktorë të tjerë të jashtëm.
40 vjec atak ne zemer,,,zhysin hunet ne kokaine e nuk din sa pijne,
PërgjigjuMos u çuditni! Asnjë kriminel nuk ka dalë dot në pension! Këtë fund kanë të gjithë.
PërgjigjuVaret kë quan ti pension por të garantoj që ke plot që jan duke shuju nipat e mbesat.Po flas për kta të "rrugës " e jo ata të politikës.Gjithsesi kush përmenet nëpër media dihet që me kokë në thes ësht