Kërkoheshin nga Italia dhe Spanja për vrasje, grabitje dhe trafik droge, finalizohet ekstradimi i 3 shqiptarëve të arrestuar (EMRAT)

10 Shkurt, 15:47| Përditesimi: 10 Shkurt, 16:20

  • Share

Ditën e sotme (10 shkurt) është finalizuar ekstradimi drejt Italisë dhe Spanjës i 3 shqiptarëve të arrestuar që kërkoheshin nga autoritetet e 2 vendeve për veprat penale të vrasjes, grabitjes dhe trafikut të drogës.

Mes të ekstraduarve drejtalisë, është edhe Shkëlzen Keqi (Deliu), 41 vjeç i cili akuzohet se në datën 18 gusht 2022 në Piza të Italisë, ka vrarë bashkëkombasin e tij, Elson Kolaverin, i cili sapo kishte dalë nga burgu. Keqi u arrestua në Fushë-Krujë në shtator të vitit të kaluar. 

Gjithashtu u ekstradua drejt Italisë, Daniel Gjoni., 23 vjeç. I riu akuzohet se në muajin gusht të vitit 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka dhunuar dhe rrëmbyer, të rinj, për t’i grabitur.

Ndërsa u ekstradua në Spanjë 34 vjeçari Dienis Hoxhaj (Haskaj) (Jazaj). Gjatë vitit 2023, si pjesëtar i një grupi kriminal, ka qenë implikuar në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike. Grupit kriminal ku bënte pjesë 34-vjeçari, i janë sekuestruar 13 196 bimë narkotike cannabis sativa.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?