Mbrojtësi i Kombëtares, Mergim Mavraj

Sport
VIP & Spektakël

Kërkohet nga Hannover, mbrojtësi i Kombëtares Mërgim Mavraj mund të mbetet në Bundesligë

2 Gusht 2018, 14:55| Përditesimi: 2 Gusht 2018, 14:59

  • Share

Një kthesë e papritur për karrierën e Mërgim Mavrajt, në kërkim të një ekipi prej dy javësh. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare dukej se do të largohej nga Gjermania, pas ofertave që kishte marrë nga kampionate, si ai turk, spanjoll e italian.

Por me sa duket, Mavraj mund të vazhdojë të qëndrojë në Gjermani, për më tepër në Bundesligë, ku për të ka shfaqur interes klubi i Hanoverit. Dëmtimet e dy qendërmbrojtësve dhe largimi i një tjetri ka bërë që në ekip të mbetet vetëm 1 futbollist të këtij roli.

Ndaj klubi, pjesë e të cilit në të kaluarën ka qenë edhe Altin Lala, ka nisur kërkimin për futbollistë të tjerë të këtij reparti dhe, sipas mediave gjermane, Mavraj është nga emrat më të mundshëm, pasi vjen si lojtar i lirë dhe është një futbollist i cili ka eksperiencën e duhur për të luajtur në elitën e futbollit gjerman.

Edhe sa i përket pagës, Mavraj mund të pranonte edhe ulje, me qëllimin për të nënshkruar një kontratë 2 ose 3-vjeçare. Nëse nuk do të gjente shpejt një skuadër, në mënyrë që të vijojë stërvitjen në grup dhe të merrte minuta, atëherë grumbullimi me ekipin kombëtar do të vihej shumë në dyshim dhe nuk është çudi që Christian Panucci ta linte jashtë në ndeshjen e parë më 7 shtator ndaj Izraelit.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?