Kronikë

Kërkohet nga policia për vrasjen në Lezhë, avokati zbulon gjurmët e Albert Kacës! Babai i viktimës: Ish-kunati e vrau pas divorcit

5 Tetor 2021, 18:40| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 13:13

  • Share

Babai i 38-vjeçarit që mbeti i vdekur, Preng Mena, nga Fani i Mirditës, bën një tjetër apel të fortë në Report tv. Prej tre vitesh, që ata humbën të birin nga kjo jetë, sot nuk kanë asnjë kontakt me tre mbesat. Vajzat e mitura u larguan sëbashku me nënën drejt Italisë. Dy të moshuarit nuk kanë pasur kurrë konflikte me familjen Kaca, por bëjnë fajtor Albertin, për të cilin thonë se aksidentoi me dashje djalin e tyre, duke i marrë jetën. Prenga rrëfen për ’Pa Gjurmë’ se është i shokuar ende dhe sot për ngjarjen, pasi sipas tij çifti shkonin mirë dhe duheshin shumë me njëri-tjetrin. Mirditori 70-vjecar me plagë në zemër për të birin, që nuk e ka më, nuk din të thotë se pse ajo martesë përfundoi në divorc e më pas në një tragjedi.

Djali i dytë i kësaj familje nuk ’është burrë! Të vrasi babain e tre vajzave. Ta shtypi me makinë dhe më pas ta gjuaj me shkelma. Ishte plan i kurdisur i Albertit. Divorci i Yllit dhe Shpresës ndodhi në vitin 2018dhe gjithmonë kam pasur frikën se do i bëjnë diçka të keqe tim bir.  Pas ndarjes i takova mbesat dhe Shpresa më tha “nuk t’i jap fëmijët, vetëm të atit ia jap. Kisha frikë të dërgoja djalin në atë familje të takonte vajzat e tij, pasi kishte konflikt me ish-kunatin”.

Prenga e kujton me lot në sy atë ditë të errët për të dhe gjithë familjen Mena. Ishte një miku i tij që e telefonoi dhe i dha lajmin e kobshëm, ndërsa në varrim ish-nusja Shpresa nuk lejoi as vajzat të përcillnin babain në banesën e fundit.

 Më kujtohet mirë kur e mora në telefon rreth orës 8:00 të mëngjesit. Ylli më tha:’’Jam në kafe me Andonin’’,- dhe për pak minuta do vinte në shtëpi.Pas 20 minutave, Andoni me telefonoi dhe më tha:“Djalin ta kanë shtypur dhe ata ikën, nuk dihet se ku janë”. Në makinë ka qenë ish- kunati Berti dhe katër persona të tjerë. Pasi e shtypën djalin, të gjithë dolën nga ana e timonit se ishte makinë me tek derë. Kanë shkuar dhe i kanë rënë djalit me shkelma e me leva.Vajta në Spitalin Ushtarak dhe aty m’u prenë këmbët. S’janë burra ata, janë morracakë. Gjykata i ka dhënë “arrest me burg” Albertit, ky bredh i lirë nëpër Shqipëri”, u shpreh zoti Mena.

Preng Mena me dhembje të madhe kërkon drejtësi për djalin, por sëbashku me bashkëshorten, Mrikën, kërkojnë të shohin edhe mbesat e tyre, Sarën, Evën dhe Kristelën, malli për të cilat po i plogështon çdo ditë e më shumë.

Çfarë ndodhi ndodhi, por tre vajzat unë dua t’i takoj. Na ka marrë malli për to, edhe bashkëshortja ime nuk është mirë nga ana shëndetësore, kërkon mbesat.Ajo vazhdon ta quajë vajzë ish-nusen e Yllit. Madje, vajzës së vogël nuk i kanë treguar se i ka vdekur babai’

 

’Pa Gjurmë’ u lidh me avokatin e Albert Kacës, Aleksandër Ndrejaj, i cili tha se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Ai deklaron se Albert Kaca, tashmë në arrati, është penduar që iu largua vendit të ngjarjes, por shton se me të është takuar në fund të shtatorit të këtij viti, në Durrës, ndërkohë që klienti i tij kërkohet nga policia.

Avokati: Në shtator të këtij viti  bëmë një procure, që unë ta përfaqësoj si avokat dhe e takova në Durrës ku më tregoi ngjarjen siç ka qenë, sipas tij.Kam pasur kontakte me të. Çështja e Albert Kacës është në fazën e gjykimit paraprak, i shpreh ngushëllimet familjes Mena. Prengu ka dhënë alibitë e tij, por ajo nuk është vrasje me paramendim siç pretendon organi i akuzës. Gjykata në fillim ka dhënë “arrest me burg në mungesë”. Ai nuk është larguar me dashje, madje i ka dhënë ndihmën e parë Yllit dhe e ka vendosur në anë të rrugës. Po ai është larguar, pasi e kanë detyruar rrethanat.

Odeta Dume: Prenga thotë se kanë pasur konflikte më herët, Ylli me Albertin, ndaj dyshon se është vrasje me paramendim.

Avokati: Alberti nuk më ka thënë se ka pasur konflikte me Yllin. Nuk mendoj se një shtetas në kërkim lëviz lirshëm. Ai është penduar që ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ai ishte nisur për në punë dhe po kërkonte ustallarët. Donte të nxirrte telefonin nga çanta dhe çanta i ka rënë te këmbët. Aty pastaj ka ndodhur akaidentalisht gjithçka, madje ekspertiza vërteton se ka bërë dhe një manovër për t’i shpëtuar goditjes së Yllit.

Odeta Dume: Atëherë pse i fshihet drejtësisë dhe jeton në arrati?

Avokati: Ai nuk është se i fshihet drejtësisë. Avokati nuk mund të delegojë klientin se çfarë të bëjë.Sa i takon ngjarjes në 21 shtator, uroj të zbardhet e vërteta dhe Prenga duhet të dijë që unë nuk mbuloj apo ndryshoj provat e ngjarjes.

Në fund, nga studio e 'Pa Gjurmë', 70-vjeçari e mbyll me një mesazh prekës për 3 mbesat e tij.

Respekti që kemi pasur për ty o Shpresë, e çove zero. Pavarësisht se nuk besoj që ke këtë shpirt. Dua të shoh mbesat e mia, gjykata ma ka dhënë vendimin që mund t’i takoj”, tha Prenga.

 

Emisioni i plotë

O.D./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?