Fluminense - Chelsea (Thiago Silva kundër Cole Palmer)

Sport

Kërkohet një biletë për në finale, sot Fluminense - Chelsea në Kupën e Botës për Klube! Si vendosen dy skuadrat

8 Korrik, 12:38| Përditesimi: 8 Korrik, 13:01

  • Share

SHBA - Këtë të martë në orën 21:00 në "MetLife Stadium" në New York, Fluminense dhe Chelsea do diskutojnë biletën e parë për në finalen e Kupës së Botës për Klube. Dueli gjysmëfinal vjen në një kohë kur brazilianët janë etiketuar si "Hirushja" e këtij turneu për vetë formën e mirë që kanë treguar.

Te Fluminense luan një mbrojtës si Thiago Silva, që mban edhe shiritin e kapitenit dhe që më parë ka mbajtur veshur fanellën e Bluve të Londrës. Një takim ish-ash për një biletë finale, me Thiagon që do ketë "spiunuar" skemat e Chelsea.

Te Fluminense trajneri Renato Gaucho nuk do ketë të gatshëm Freytes, Isaque Silva, Martinelli, Otavio dhe Riquelme Felipe. Me skemën 3-5-2, ky pritet të jetë formacioni i brazilianëve. Fabio; Ignacio, Thiago Silva, Rene; Fuentes, Nonato, Bernal, Hercules, Samuel; Cano, Arias. Brazilianët eliminuan Interin dhe Al Hilal për të ardhur deri këtu.

Nga ana tjetër Maresca do ketë shtatë mungesa te Chelsea. Castledine, Coluill, Delap, Fofana, Kellyman, Lavia dhe Murdyk mungojnë për arsye të ndryshme. Me skemën 4-2-3-1 trajneri Maresca pritet të hedhë në fushë këta emra: Sanchez; Gusto, Chalobah, Adarabioyo, Cucurella; Caicedo, James; Palmer, Fernandez, Neto; Jackson.

Kush fiton këtë përballje do ndeshet me fituesin e çiftit PSG - Real Madrid në finalen e Kupës së Botës për Klube e cila është programuar për në datën 13 korrik në orën 21:00 në "MetLife Stadium" të New Yorkut.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?