Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pas thirrjeve kërcënuese gjatë seancës së sotme në Kuvend se "nëse maxhorancë nuk miraton Vettingun në politikë, djemtë të rrëmbejnë armët". Kërkesa është bërë nga grupi parlamentar i PS. Por PS kërkon edhe përjashtimin e Lulzim Bashës pas incidentit të deputetit Endri Hasa i cili goditi me vezë kryeministrin Edi Rama në foltore. Nga pamjet filmike rezultoi deputeti Hasa vezët i mori nga xhepi i palltos së Lulzim Bashës. Por njëkohësisht edhe grupit parlamentar demokrat kërkon përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për fjalorin fyes seancën e djeshme të Kuvendit. Byroja e Kuvendit do mblidhet sot në 18:30 për të vendosur për kërkesat e grupeve parlamentare.
Lajmi kryesor: