Gjyqtarja Irena Gjoka, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Kërkohet përjashtimi i Irena Gjokës nga hetimet parapake, avokatët e Berishës depozitojnë kërkesën në Gjykatën e Posaçme

16 Maj, 13:07| Përditesimi: 16 Maj, 13:16

  • Share

Avokatët e Berishës depozitojnë në Gjykatën e Posaçme kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga hetimet paraprake.

Avokatët kanë paraqitur si pretendim vendimin e gjykatës administrative të Athinës. Në seancën e 14 majit ata i kërkuan gjyqtares të hiqte dorë vullnetarisht nga çështja duke i paraqitur vendimin e Gjykatës së Athinës. Vetë gjyqtarja nuk u shpreh por i ktheu aktet avokatëve.

Ndërkohë seanca e radhës ku gjyqtarja do të shprehet për revokimin e masave të sigurisë për Malltezin dhe Berishën është lënë në 21 maj. Nga ana e tyre prokurorët e SPAK kanë kërkuar që të mos ndryshohet masa e sigurisë. 

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. 

Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?