Michael Schumacher

Kërkoi 1 milionë euro për fotot në gjendje kome, si miku 'i vodhi' privatësinë Michael Schumacher

28 Janar 2023, 21:32| Përditesimi: 28 Janar 2023, 21:33

  • Share

Michael Schumacher prej 2013 është në gjendje të rëndë, teksa pësoi një aksident duke bërë ski në alpet e Zvicrës. Tre vite pas kësaj ndodhie (2016), një mik i afërm i familjes kishte bërë vjedhurazi disa foto të legjendës së Formula 1 në gjendje kome. Shoku i tij thuhet se i nxori fotografitë nga shtëpia e ish-kampionit të F1 në Liqenin e Gjenevës në vitin 2016 dhe i nxori në shitje për një milionë dollarë.

Sipas The Sun, asnjë media apo gazetë nuk pranoi t'i publikonte ato, duke qenë se ishin në shkelje të privatësisë. Familja e Schumacher konfirmon se anjë foto apo video e tij në gjendje të rëndë nuk qarkullon prej 2013.

Prokurorët gjermanë në Offenburg konfirmuan se "një person i panjohur" kishte marrë fotografi "sekrete" dhe po i ofronte ato për "shuma të larta parash", që besohet të jenë pranë 1 milionë euro.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?