Arbana Osmani

'Kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar Big Brother VIP?', Arbana Osmani thyen heshtjen

29 Mars, 20:29| Përditesimi: 29 Mars, 20:40

  • Share

Arbana Osmani, ish moderatore e Big Brother VIP Albania, ka thyer heshtjen duke folur për raportet me Top Channel, të ardhmen e saj në botën e televizionit dhe angazhimet aktuale.

Në një intervistë me Mira Kazhanin, Arbana e pyetur nëse do të kthehet në televizion dhe nëse do të jetë përsëri me Top Channel, Arbana përgjigjet: “Vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk e kam për detyrë të jap përgjigje për zgjedhjet profesionale”, përgjigjet ajo, duke e prerë shkurt spekulimet.

Kur pyetet mbi spekulimet se ka kërkuar një shumë prej 600 mijë eurosh për kthimin e saj në Big Brother VIP Albania, ajo qeshi lehtë dhe tha:

“Nëse unë do të isha orientuar nga paratë për vendimet e mia të rëndësishme, do të isha ose shumë e pasur ose shumë e varfër”, u shpreh ajo.

“Paratë nuk janë kurrë në zemrën time kur bëhet fjalë për vendimet e mia. Jam gjithmonë e motivuar nga zëri i zemrës”.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?