Politikë

Kërkoi analizë në PD për 11 majin, Berisha i përgjigjet kryebashkiakut Fisnik Qosja: Në fillim farsa elektorale, pastaj zgjedhjet!

21 Korrik, 15:14| Përditesimi: 21 Korrik, 15:58

  • Share

 

Deklarata e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, se përveç farsës duhet edhe një analizë brenda Partisë Demokratike për analizën e zgjedhjeve të 11 majit, i është përgjigjur sot kreu i selisë blu, Sali Berisha.

Dhe a është e gatshme PD për të bërë analizën brenda vetes për humbjen e thellë dhe historike?

Përgjigja për pyetjen e gazetarëve të interesuar, kishte brenda dhe një “por”.

“PD është parti e hapur, transparente, e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarinë e saj në dritën e të vërtetës. Por në këtë periudhë, siç e kam shprehur, PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale, me dokumente zyrtare. Po paraqet me dokumente të pakundërshtueshme, por të gjitha këto nuk mund dhe nuk do të pengojë PD-në për të bërë analizën më të plotë në raport me strukturat e veta dhe funksionin e saj. Po mos harroni një gjë, kambanat po bien për farsën elektorale”, tha ai.

Dhe duke iu shmangur shterimit për këtë analizë konkrete, teksa prej dy muajsh pretendon farsën elektorale, citoi raportet e ndërkombëtarëve, që sipas tij, mbështesnin akuzat e PD-së.

“Këtu bëhet censurë e tmerrshme. Në KE raporti që rrëzoi zgjedhjet ka kryesore ndarjen e partisë nga shteti si rekomandim. Dhe kjo do të thotë se aty nuk ka pasur zgjedhje, por farsë elekorale. Pra të ndahet partia nga shteti dhe kjo tregon se zgjedhjet janë zhvilluar me një farsë”, tha Berisha.

Kryebashkiaku Qosja kritikoi edhe emrat e përzgjedhur për listat e deputetëve, sidomos për mospërfshirjen e fituesve të Primareve në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit.


Lajmi kryesor:

Berisha: Rama po përdor Sadushin e GJL për të rrëmbyer anëtarin e Kushtetueses! Begajn e ka marrë peng! Troplinët i shpërbleu, u dha stadiumin e Durrësit për kulla


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?