Të nisesh për Britaninë e Madhe dhe të përfundosh në Afrikën Lindore! Kjo ishte ajo që nuk e prisnin 7 azilkërkuesit që do të dërgoheshin në Ruandë dhe kundërshtuan fluturimin rreth një orë e gjysmë para se të niseshin. Falë ndërhyrjes së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut u pengua dërgimi i tyre në Ruanda.
26-vjeçari shqiptar ishte mes azilkërkuesve që nisi me urgjencë sfidat ligjore të minutës së fundit dhe kundërshtoi me forcë fluturimin për Afrikën Lindore. Përvec shqiptarit, kishte iranianë, irakianë dhe vietnamezë. Të gjithë mbërritën në Britani me varka të vogla në mes të majit.
“Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”, tha shqiptari. Kur hipën në varkë në Francën Veriore, menduan se do të shkonin në Britani pasi nuk kishin dëgjuar asgjë për Ruandën.
“Jam në një gjendje shumë të keqe mendore. Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është Britania. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”, tha shqiptari, i cili kishte menduar të kryente aktin ekstrem të vetëvrasjes në vend që të hipte në aeroplan për të shkuar në Ruandë.
Viktimat e dyshuara të trafikimit supozohet se do të hetohen plotësisht para se të largohen nga Britania. Vendimi për ndalimin e fluturimit është një goditje për Boris Johnson dhe sekretaren e tij të brendshme, Priti Patel, të cilët kishin premtuar se do të fillonin në maj dërgimin e mijëra azilkërkuesve në Afrikën Lindore.
Duke iu përgjigjur vendimit, Patel tha se ishte "e zhgënjyer" nga sfida ligjore dhe bëri kritika të forta ndaj vendimit të GJEDNJ ndërsa shtoi se, do të vazhdojnë me procedurat e tyre. "Ne nuk do të pengohemi të bëjmë gjënë e duhur dhe të zbatojmë planet tona për të kontrolluar kufijtë e vendit tonë," tha ajo. Qeveria e Ruandës tha se ishte ende e angazhuar për pranimin e azilkërkuesve të dërguar nga Mbretëria e Bashkuar.
Fluturimi, kushtoi rreth 500 mijë paund dhe ishte paguar nga qeveria britanike, thotë një burim për The Guardian por qeveria britanike nuk e pranon këtë gjë. Të hënën, 138 persona arritën në Mbretërinë e Bashkuar me tre varka, ndërsa më shumë se 200 mbërritën të martën, me më shumë se 10,000 emigrantë të regjistruar që kanë udhëtuar drejt Britanisë deri tani këtë vit.
Shqiptari nuk pyet se ç,nxjerr nga goja kur flet. Nuk njeh as dinjitet dhe as moral. Cili i huaj do tè ketè respekt pèr njè farè tè tillè?
PërgjigjuKe qene ne Afrike ke qene, se Shqiperia si Afrike eshte. Hahaha
PërgjigjuShko ne Afrike se atje ste vret kush je i sigurte, ju skeni ik nga frika ppr nga leku.
PërgjigjuNa nxorren namin keto plehrat. Sajojne lloj lloj historish qe te marrin azil. Edhe skenaristet e Hollywood do ti kishin zili.
PërgjigjuKy qe paska frike se e vrasin nuk paska shkuar per pune ne Angli por per tu fshehur
PërgjigjuAfrika mund te jete me e sigurt nga ata qe e ndjekin.Kot bejne naze se mos sot neser do te shkojne te vjelin banane.