Selami Simsek

Kërkoi azil në Shqipëri se përndiqet nga autoritetet turke, Gjykata Administrative rrëzon padinë e Selami Simsek

22 Dhjetor 2020, 12:44| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 12:55

  • Share

Gjykata Administrative rrëzon padinë Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen, raporton gazetari Arsen Rusta.

Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët dhe kërkoi nga gjykata t'i urdhëronte këto dy institucione t'i pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë. Për momentin ai ka mundësinë e Apelimit te vendimit dhe nëse rrëzohet edhe ne Apel Administrativ rrezikon dënimin drejt Turqisë si miku i tij Harun Celik.

Selami Simsek i konsideruar nga qeveria turke si pjesë e gylenistëve që organizuan grushtin e shtetit në Turqi në korrik 2016, paditiu më 28 tetor institucionet shqiptare në gjykatë për mosdhënien e statusit azilant politik. Simsek kërkuar statusin e azilantit politik të cilin Shqipëria ja mohoi në mars të 2020 duke i hapur rrugë dëbimit të tij drejt Turqisë.

Simsek u arrestua më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë. Atij iu sekuestrua pasaporta false e cila e çoi në pranga, ndërsa të njëjtin fat pasi dhe shoku i tij Harun Çelik i cili u deportua me një procedurë ende me shumë pikëpyetje.

Pas lirimit nga burgu ku kreu dënimin prej 1 viti, Simsek mbahet në kampin e refugjatëve në Kareç të Vorës.

Komento

Komente

  • Arbëri: 22/12/2020 14:54

    Apeloi tek organet shqipëtare që të ken kujdes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?