Foto ilustruese

Kërkoi bllokimin e garës për 60 hetuesit e BKH-së, Administrativja rrëzon një nga paditë ndaj FBI-së shqiptare

16 Nëntor 2020, 14:34| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 14:37

  • Share

TIRANË- Gjyqtarja Administrative, Arben Ahmetaj ka rrëzuar një nga paditë ndaj Komisionit të BKH-së për përzgjedhjen e 60 ofecierëve që do të punojnë në FBI-në shqiptare.

Sot është rrezuar në Gjykatën Administrative padia e kandidatit Ardit Elbasani, i cili kërkoi bllokimin e garës për plotësimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Përpos Ardit Elbasanit Komisioni i Vlerësimit në BKH është paditur edhe nga 7 aplikantë të tjerë, të cilët pretendonin se është falsifikuar formulari i garës dhe ata janë skualifikuar nga gara, duke u kualifikuar të tjerë që nuk plotësonin normat.

Aktualisht gara për përzgjedhjen e 60 oficerëve të BKH-së ndodhet në fazën e 4-t, atë të intervistimit, por ky organ i ri i drejtësisë nuk do të jetë i plotë, pasi vetëm 55 kandidatë po vijojnë garë.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bert Chewing Gum: 16/11/2020 18:57

    To take with juice, because the meet had done... Oil with sea oil with sea .

    Përgjigju
  • Kandidati: 16/11/2020 15:13

    Nuk i njoh te gjithe kanditate te cilet kane arritur deri tani, por njoh disa prej tyre dhe ju them me plot bindjen se jane niveli (zh), nga ana profesionale si hetues. Eshte turpi me i madh qe ne BKH perfaqsohet nga keta individ. O moj Shqipni e mjera Shqipni

    Përgjigju
  • hasani: 16/11/2020 14:41

    hahaha fbi-ja shqiptare, hahahahaha ju te shkrini se qeshuri more fbi me vajzen e ish kryetares se komitetit, hahahaha hahahaha e mjere shqiperia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?