TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit me burg përjetë, Nikolin Topalli për anulimin e urdhrit për vendosjen e tij në regjimin 41 Bis.
Gjyqtari Erjon Çela ka vendosur rrëzimin e kërkesës, ndërsa Topalli mund të bëjë ankim kundër këtij vendimi brenda 15 ditëve në Apelin e GJKKKO.
Topalli po vuan dënimin përjetë pasi në vitin në 2001 për motive pronësie ka vrarë Çesk Ndrekën dhe i ka plagosur vëllanë e viktimës. Topalli akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese; Armëmbajtje pa leje”.
Komento