Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka pranuar ndjesën e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit për shkeljen disiplinore që ka kryer me sjelljen e saj, duke publikuar video në TikTok duke sfiluar në ambientet e Gjykatës, teksa ka vendosur ndaj saj masën disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për 6 muaj.
Me një njoftim për mediat, ILD bën me dije se Kapedani, ndryshe nga deklarimet në fillim të hetimit disiplinor, ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, teksa ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë për sjelljen e saj. Ajo ka dorëzuar edhe dorëheqjen e saj nga pozicioni i Zëvendëskryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, 'si shenjë reflektimi ndaj shkeljes disiplinore të kryer nga ana e saj'.
"Gjyqtarja ka pohuar se në çastet e para është gjendur përballë një presioni shumë të madh psikologjik, familjar, mediatik dhe institucional, të cilat në tërësinë e tyre ndikuan edhe aftësinë e saj për të përceptuar realitetin dhe mënyrën e reagimit ndaj tij. Magjistratja ka deklaruar se periudha e pezullimit deri më sot i ka shërbyer për të reflektuar thellë rreth situatës dhe të ndjejë një peshë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie për atë çfarë ka ndodhur, duke e bërë më të kujdesshme në jetën e saj private. Magjistratja ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka qenë pengesë lidhur me vazhdimin e hetimeve, apo vënien në dispozicion të ILD të mjeteve apo informacionit të nevojshëm", thuhet mes të tjerash në njoftimin e ILD.
Kapedani mori jo pak vëmendje pas publikimit të videove në TikTok, teksa sfilonte në Gjykatën e Elbasanit dhe me këngët 'Mafia Mafia'. Më 7 qershor të vitit të kaluar, KLGJ vendosi pezullimin nga detyra të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani deri në përfundim të hetimeve.
Me bluze Missoni qenka veshur, e kuptoni se ca eshte bere, dhe cfare vazhdon te behet aty.
PërgjigjuA ju lumte juve, kur na gjeni neve deleve. Imagjono te kesh nje ceshtje ne gjykate dhe te te bjere llotaria ta gjykoje kjo qe s'eshte as per shitese djathi. Se duket ajo sa do t'ia dije per hallet e te tjereve dhe per etike.
PërgjigjuTURP! Nje gjykatese qe kendon nje kenge rap me nje tekst ku femra krahasohet me kokainen nuk e meriton te vazhdoj te ushtroj funksionin ne ate sistem! Nje krahasim i atille artistik duhet denuar jo thjesht me shkarkim por me varje! Kemi vite qe ju themi se reforma ne drejtesi nuk ka per te funksionuar. S’BEHET KY VEND JOOO! Efharisto!
PërgjigjuPikerisht sot qe ka ardh wrdogani te humbasi ne lajme e kan ber fiks keta kjo maksimumi eshte te punoj ndonje nigt club
PërgjigjuPse, këta të ILD vetëm me rrogën do jetojnë??? I blen bashkëshorti kësaj, jo vetëm ILD, por çdo dythundrak shqiptar që ecën me këmbë apo me duar. Albanistan…
PërgjigjuDmth denohet me gjobe, dhe te vazhdojne normalisht si gjyqtare !! Me gjithe ato vendime korruptive qe ka dhene Dhe do vazhdoje me keq.. Se i thonte nje fjale , kur rikthehesh, Vjen me fuqishem dhe me mend tjera???????? I urojme suksese ne sfilatat e rradhes dhe tashi e mbrapa sa me pak aborte.
PërgjigjuLeda, fjala tamam eshte: Ah te nuseroja dhe nje here une ne gjykate pa e dija une cfare do i punoja! dhe kesaj ju be endrra realitet. thjesht bie dakord me ty. po dava korrupsioni gjithndej ne shqiperi cfare pret ti, dhe duket qe drejtesia shqiptare nuk beka dot pa kete biben, mjerr kujt do ja shtrije krahun... dhe kallashin kjo.
Cojeni tek Perputhen. Nuk eshte per gjyqtare kjo. Po ska shtet ne albanistan qe mban gjyqtare si kjo ne pune
PërgjigjuVazhdojne karikaturat e gjykates qe vetem gjyqtare nuk jane
PërgjigjuE keni ndritur ju te ILD me kete vendim qesharak. Te njejtin vendim qesharak dhate edhe per Pajtime Fetahun. Po pastaj qe eshte penduar????Valle i fal gjyqtari shkelesit e ligjit kur pendohen?? Skenat erotike kjo zonje i bente korridoreve dhe ne zyren e gjykates qe duhet te jete e shenjte, prandaj nuk mund te kete falje te kesaj natyre qe pranohet. Ke shkelur Etiken e gjyqtarit ne ambjentet e tempullit te drejtesise? Atehere me fal por nuk mund tr qendrosh me aty, vazhdo profesionin e lire si avokate apo juriste por jo me aty. E dime qe K/inspektori Metani eshte vellaii ish deputetes dhe ish ministres Gjermeni por nuk donim te besonim se do bente te njejtat gafa si e motra. Ne flasim kot sw vendimi eshte marre por mos na beni per budallenj.
PërgjigjuKy eshte turp. Nje person I tille nuk meriton te jete ne gjykate per te dhene vendime.
Përgjigju