Nikolla Sanduloviç

Kërkoi falje për gjenocidet serbe në Kosovë, arrestohet politikani serb

4 Janar, 15:26| Përditesimi: 4 Janar, 15:31

  • Share

Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sanduloviç, është arrestuar nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA), rreth orës 16:00 ditën e djeshme (3 Janar).

Ky lajm është bërë me dije nga vetë avokati i tij, Çedomir Stojkoviç, i cili ka thënë se klienti i tij është arrestuar pasi kishte rikthyer në vëmendje edhe njëherë vizitën që kishte bërë në Prekaz ku dhe kishte kërkuar falje për krimet e Serbisë.

Politikan republikan serb më 2 janar në rrjetet e tij sociale kishte rikthyer vizitën që kishte bërë në Prekaz në shkurt të vitit të kaluar. Ai kishte theksuar se është i vetmi politikan serb që ka ardhur të nderojë viktimat e pafajshme shqiptare.

”Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekazi. Kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar në postimin e tij më 2 janar Sanduloviç.

Sipas avokatit të tij ky postim është bërë edhe shkak i arrestimit.

”Vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998, dhe vetëm 1 minutë pasi media e regjimit filloi një fushatë të orkestruar urrejtjeje kundër tij për shkak të atij postimi, fjali të thjeshta që shprehin ngushëllime”, ka shkruar avokati.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?