Ish-gjyqtari Guximtar Boçi

Kronikë

Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPK shkarkon nga detyra ish-gjyqtarin Guximtar Boçi

10 Maj 2022, 10:01| Përditesimi: 10 Maj 2022, 10:25

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar me vota unanime nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Guximtar Boçi u pezullua në vitin 2016 pas publikimit të një audio-skandali ku i kërkonte një qytetareje favore seksuale në këmbim të ndërhyrjes në një vendim gjyqësor.

Gjyqtari Guximtar Boçi, ishte i pezulluar nga sistemi i drejtësisë prej vitit 2016 pas publikimit të një audio-skandali, ku gjyqtari shfaqej duke i kërkuar një qytetareje favore seksuale në këmbim të ndërhyrjes në një vendim gjyqësor.

KPK gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për audio-regjistrimin dhe për një apartament në Tiranë në pronësi të bashkëshortes, pasuri për të cilën ajo deklaron se zotëron ½-ën të trashëguar nga babai i saj i  ndjerë.

Sipas KPK, Boçi ka rezultuar me balancë negative në vlerën 400 mijë lekë për blerjen e një automjeti tip Benz për çmimin 600 mijë lekë dhe në pamundësi në shumën 92 mijë lekë për krijimin e një depozite 2.3 milionë lekë.

Nga analiza financiare e përgjithshme ka rezultuar balancë negative në vlerën totale 2.1 milionë lekë për familjen e subjektit të rivlerësimit dhe 900 mijë lekë për vajzën e tij në blerjen e apartamentit në Gjirokastër.

Boçi pretendoi se kishte vërtetuar se kishte pasur burime të ligjshme për blerjen e Benz-it dhe se për krijimin e depozitave kishin shërbyer dëmshpërblimet si i përndjekur politik që i kishte përfituar si trashëgimtar.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?