Lulzim Basha

‘Kërkoi gjakderdhje’ PD informon ndërkombëtarët për përjashtimin e Berishës! Raporti në duart e selive diplomatike: U kërkuam mbështetësve të tij të distancohen nga dhuna 

21 Janar 2022, 16:44| Përditesimi: 21 Janar 2022, 17:14

  • Share

Pasojat politike të 8 janarit, që u konkretizuan me vendimin e orëve të para  të mëngjesit të 11 janarit me përjashtimin nga Partia Demokratike të Sali Berishës dhe 8 të tjerëve, si dhe pezullimin e 19 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, tashmë ndodhen në tryezat e ndërkombëtarëve.

Në raportin e radhës drejtuar selive diplomatike, PD i informon ata se vendimi i kryesisë blu, erdhi pas akteve të dhunës që rrezikuan edhe jetën e funksionarëve të lartë politikë, që ditën e protestës zhvillonin mbledhje në katin e dytë të godinës. 

'Kryesia e PD-së pas mbledhje mbrëmjen e së hënës e deri orët e para të së martës, mori një vendim të fortë si reagim ndaj organizatorëve të trazirave të dhunshme të 8 janarit ndaj institucionit të selisë së PD.  Sulmi i dhunshëm dhe i paraplanifikuar i 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, rrezikoi jetën e anëtarëve të Kryesisë, të Grupit Parlamentar, të Këshillit Kombëtar, nga pjesëmarrësit e prtestës që u thirr si paqësore, por që ishte e përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve nga persona me precedentë penalë dhe pa asnjë lidhje me PD-në, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës; pas përpjekjes për t'iu imponuar vendimmarrjes së shumicës së institucioneve partiake përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizimin. Për këtë arsye vendosëm përjashtimin nga PD , dhe sipas rasteve nga funksionet në parti të organizatorëve, Sali Berishës dhe të tjerëve. Gjithashtu ftuam përfaqësuesit e tjerë të PD-së që të distancohen publikisht nga aktet e dhunës kundër PD-së dhe veprimeve që dëmtojnë interesat e partisë elektorale apo politike të PD-së.’ informon PD ndërkombëtarët. 

Por shqetësimet e demokratëve në raportin e radhës nuk u shfaqën vetëm për luftën e brendshme politike. Shqetësim, adresuan edhe për bojkotimin që sipas tyre socialistët i kanë bërë komisionit hetimor për inceneratorët. 

“Puna e komisioneve hetimore vijon të jetë e bllokuar nga mazhoranca. PS nuk pranon të miratojë planin e punës së komisionit hetimor të inceneratorëve. Nga ana tjetër, pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, kanë dalë të dhëna të cilat kërkojnë më shumë kohë për t'u analizuar dhe diskutuar në komisionin hetimor. Por shumica refuzon të zgjasë afatin e punës së komisionit.”- shkruhet në dokumentin e PD-së.

PD raportin 3 faqësh, e përmbyll me foto të takimeve në bazë të kryedemokratit.

 

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?