Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë në 30 maj vendimin per ish kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.
Shkak është bërë një kërkesë e avokatit të Allës që kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lala.
Alla ka apeluar vendimin e GJKKO-së. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë të u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.
Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.
Përveç ish-kryebashkiakut u dënuan edhe ish zyrtarët Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Erion Isaku, Leonard Daçi, Rasim Daci, Aqif Konesha dhe Dali Gazidedja.