Sali Berisha në ballkon

Berisha mbetet në ballkon s'ka leje të shkojë në Kuvend! Gjykata e Lartë rrëzon rekursin

23 Maj, 17:29| Përditesimi: 23 Maj, 21:22

  • Share

TIRANE-  Ish kryeministri Sali Berisha humb një tjetër betejë me gjyqësorin. Gjykata e Lartë vendosi sot të mos pranojë rekursin e Berishës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga Sali Berisha, kundër vendimit me nr. 57(87-2024-84), datë 25.03.2024, te Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Prej 30 dhjetorit 2023 ish kryeministri vijon të jetë nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi është në hetim për ‘korrupsion pasiv’  lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave.

Ndërkohë më 19 janar 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për t’u paraqitur në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Edhe pse vendimi u ankimua ai u la në fuqi në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 24/05/2024 06:20

    Po pse vetëm ata që nxjerr në foto ky hyjnë në shtëpinë e tij? Po pastruesja, guzhineria që i përgatitur tavolinë me meze për miqtë? Po vetë që del e ju mbyllni dy sy.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 23/05/2024 20:41

    Te pakten mos ta kishte ndyre ate veshen kombetare ky arrtisti i titos se pse takon sali berishen kjo dihet qemoti,ky ka takuar edhe titon edhe millosheviqin, ajo qe dua ta dij shum se a i ka percjelle mesazhet e shkaut fazlliq sali berishes apo i ka marre nga kyvper tja quar shkaut fazlliq, se per ndere e patriotizem as qe bahet fjale, me nje fjale i bashkon poshtersia dhe tradhetia te dy edhe ashtu te ngordhur Jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?