Safet Gjici

Kronikë

Kërkoi lirimin e parakohshëm për shkaqe shëndetësore, Safet Gjici mbetet në burg! Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit (VENDIMI)

30 Janar, 11:45| Përditesimi: 30 Janar, 12:02

  • Share

Elbasan- Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i arrestuar dhe dënuar për korrupsion nëpërmjet ofrimit të favoreve seksuale, pas video-skandalit në zyrën e tij në vitin 2023.

Vetë Gjici nuk ishte i pranishëm, kurse vendimi u shpall sot nga gjyqtarja e çështjes, Suela Lika, pasi dëgjoi palët prezentë dhe vlerësoi aktet e paraqitura, përfshi edhe dëgjimin e ekspertëve.

Gjici pretendonte lirimin e parakohshëm për shkak të problemeve shëndetësore, komplikacione me diabetin dhe zemrën, teksa u trajtua edhe në spital. Në muajin tetor 2024 ai dorëzoi kërkesën në Gjykatën e Elbasanit për lirim të parakohshëm nga qelia.

Gjici u dënua pas aferës seksuale në zyrë, me Alma K., edhe kjo e dënuar nga Apeli i GJKKO me formë të prerë.

Më 24 Qershor të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO rriti në 4 vite e 6 muaj burg me formë të prerë dënimin ndaj tij, teksa ishte arrestuar më 24 qershor të vitit 2023.

Apeli i Posaçëm ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, që e kishte dënuar Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, për veprën penale të “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Gjicit i la përfundimisht dënimi me 3 vite burg, nga i cili i kanë mbetur më pak se një vit dhe që për probleme të shëndetit kërkoi të kthehej me kusht.

Njoftimi i Gjykatës së Elbasanit:

"Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon në lidhje me seancën gjyqësore të Kërkesës Penale në Fazën e Ekzekutimit të paraqitur nga kërkuesi Safet Gjici me objekt “Zëvendësim i Vuajtes së Dënimit me Qëndrim në Shtëpi”.

Në seancë nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici, u paraqit mbrojtja përfaqësuar nga av. Markeljan Jança, u paraqit organi akuzёs me prokuror z. Ledian Tema, u paraqitën Ekspertët Mjekoligjorë. Shërbimi i Provës ka paraqitur aktin e ekspertimit. U paraqit përfaqësuesi ligjor i Institucionit të Vendimeve Penale Lushnje.

Sot më datë 30.01.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar znj. Suela Lika në përfundim të gjykimit, pasi dëgjoi palët në diskutimin përfundimtar me vendim Nr. 295 Vendimi të datës 30.01.2025 në zbatim të neneve 112, 379, 470 të Kodit të Procedures Penale dhe nenit 59/a e Kodit Penal vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Safet Gjici,

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit Safet Gjici,

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit

U shpall Elbasan, sot më date 30.01.2025".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?