TIRANË- Në Gjykatën e Elbasanit u shqyrtua kërkesa e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për lirimin nga burgu për shkaqe shëndetësore dhe vuajtjen e dënimit të mbetur në shtëpi.
I dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit me tre vite burgim per “Korrupsion pasiv”, Gjici ndodhet aktualisht i shtruar në një spital privat. Ai u përfaqësua sot në seancë nga avokati Markelian Jançe.
Avokati paraqiti dokumenteve te siguruara nga Burgu i Lushnjës dhe spitali privat. Sipas avokatit, Gjici vuan nga probleme kardiovaskulare dhe diabeti.
Gjykata nuk është bindur ndaj kërkoi të ngrihet një grup ekspertësh nga Instituti i Mjekësisë Ligjore që të kryejnë ekspertizën mjekësore të Safet Gjici.
Seanca radhës është shtyrë për me 14 nëntor për betimim e ekspertëve dhe caktimin e detyrave për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor të të dënuarit.
Nuk eshte e drejte te lejohet nje i burgosur kushdo qofte, qe gjate kohes te denimit me burg te shtrohet ne spital privat.Te gjithe si ky zengjini,si fukarai duhet te shtrohen ne spitalin e burgut,vetem per nderhyrje me te specializuara t'ju lejohen spitalet shteterore.
Përgjigju